Vëllai i të ‘fortit’ të Shkodrës Safet Bajri, Ilri Bajri është liruar para një muaji nga burgu i Italisë. Lajmin e bëri të ditur gazetari i Report Tv Arsen Rusta. Ende nuk dihet se në ç’vend ndodhet aktualisht Bajri, i cili së bashku me vëllanë e fisin, u arrestua në Shkodër nga një megaoperacion policor në 2018.
Ilir Bajri, i njohur ndryshe edhe si Ilir Rustemi, u arrestua nga policia në kuadër të operacionit “Oaz” që goditi grupin “Bajri” në shtator të 2018-ës. Kërkesa për ekstradimin e tij erdhi nga Italia, pasi në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjas në Itali e ka gjykuar dhe dënuar me 5.6 vite burg për akuzën “trafik narkotikësh” dhe “shfrytëzim prostitucioni”.
Në kërkesën e dërguar nga Ministria italiane e Drejtësisë asaj shqiptare argumentohet se Ilir Bajri së bashku me të afërmin e tij, Enver Bajri, nga viti 2000 deri në 2002 kanë shfrytëzuar për prostitucion të paktën 11 gra dhe vajza. Këto vajza vinin kryesisht nga Shkodra, por edhe qytetet të tjera të Shqipërisë. Ato pajiseshin nga krerët e këtij grupi kriminal me pasaporta false dhe më pas detyroheshin të dilnin në rrugë dhe të prostituonin. Këtë detyrë e kryente Ilir Bajri, i cili u gjente hotelin dhe u tregonte zonën se ku do të dilnin për të prostituuar dhe paratë e fituara vinin në Shqipëri, përmes Fatmir Tafazi që kishte rolin e korrierit në këtë grup.
Dosja e bujshme e Bajrave nisi me operacionin 'Oaz' në shtator të vitit 2018 në Tiranë, Shkodër dhe në qytete të tjera të vendit duke çuar në pranga mbi 20 persona, por që tashmë të gjithë janë liruar nga akuzat e vrasjes, kanosjes, gjobëvënies, basteve të paligjshme dhe shumë të tjera.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
13.3%
-
Jo
79.1%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 511
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Autorët shqiptarë, Suela Boçi dhe Ndue Dragusha vlerësohen me çmime në Itali nga shoqata 'VerbumlandiArt'
15 Mars, 15:41
-
Në ‘top listën’ e më të kërkuarve në Itali prej 1999, kapen dy kushërinjtë e dënuar për vrasje! Fshiheshin në Dibër me identitet të rremë
15 Mars, 09:57
-
Dëme të mëdha nga moti i keq/ Alarmi i kuq për Toskanën, rajoni përfshihet nga përmbytje masive
14 Mars, 22:47
-
Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë që terrorizonte Torinon, bastiste vilat luksoze në seri! Dy të arrestuar, një i tretë ishte kapur më parë
14 Mars, 14:31
-
E dashura e Safet Bajrit drejtoi një prej makinave në vrasjen e Fatbardh Licit, FOTO e 'Benz-it' me të cilën udhëtoi me Astmer Bilalin
14 Mars, 14:08
-
Itali/ Shqiptari kapet me 10 kg kokainë në makinë dhe banesë! Nervozizmi e tradhtoi, kishte krijuar ‘dhomë’ sekrete për fshehjen e mallit
14 Mars, 13:17
-
Itali/ Shqiptari kapet duke shitur kokainë në qytet, Gjykata e dënon me rreth 2 vite burg me proces të përshpejtuar
14 Mars, 12:38
-
Pas festës vranë Fatbardh Licin/ E dashura e Safet Bajrit udhëtoi me Astmer Bilalin nga Tirana në Shkodër! E ‘tradhtoi’ sinjali i celularit
14 Mars, 10:24
-
Përkrahu Safet Bajrin për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër në vitin 2018, vihet në pranga e dashura e tij
13 Mars, 19:33
-
Vrasja e Fatbardh Licit/ Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali ankimojnë masën e arrestit të GJKKO, Apeli e regjistron! Ja gjyqtarja që do vendosë
13 Mars, 15:39
-
Tërmet në Napoli, panik mes qytetarëve/ Plagoset një grua nga rënia e tavanit, mbyllen shkollat
13 Mars, 14:07
-
Historike/ Shqipëria siguron dy medalje në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore
13 Mars, 13:44
Te fortet qe vdesin 30 vjeça, ma nire me thane jetshkurtit e Shkodrës
PërgjigjuMire nga akuzat e tjera,po nga akuzat e vrasjes si u liruan?! Me kete lloj rezymeje qe kane keta,burgun e perjetshem,ose 30 vjet minimalisht,duhet t'i benin patjeter.
PërgjigjuI nxorren tan , bravo... Ska nevoje per dru tash ne shkoder kyt dimen Se do bahet zjerm koha, me dal me mange te shkurtra.. Pritet nje dimen i xehte , me shume rreshje shiu ( lot ) Dhe me shume bubullima...!!!
Përgjigjuhajde hajde doli dhe ky vet safeti ka ngel dhe ai per 3-4 muj del nga burgu e do ket fest ne shkoder lict e kompani keq e kan punen
Po ky a nuk jetonte ne shpi me qera???
PërgjigjuKoha per aksion braqe
PërgjigjuPo cfar “megaoperacion” shkruan? Kta dolen per nje jave, Shqiperia eshte vendi me i bukur ne bote, por ju e kthyet ne nje vend çakenjsh, te korruptuar, keqedashes ndaj ambientit, hajdutesh etj, etj, etj… Dhe media vetem per keto mbeturina shkruan, Netflix ju vjen anes me keto serialet e ktyre plehrave ne cdo qytet!
PërgjigjuDhe safeti shum shpejt del. Keto jan kampionat e rilindjes . Grupi strukturum kriminal qe ka ba shum shum krime ne shkoder, u arrestun me shum buj thame qe shpetum nga keto krijesa . Ishte vec show i qeveris se spak i liroj
PërgjigjuNuk je ti sistemi i drejtesis as sekretari i par i dites gjykimit dalje te shpejt dhe jete te gjat.Posht dashakeqesit
"Tè fortè", shumè tè fortè janè, tè paktèn kèshtu folet rèndom poshtè e pèrpjetè,,,,deri tè dègjoni krismèn qè e shtriu pèrdhe. Mbas atij akti,,,askujt "nuk i rruhet" se kush ishte ai qè èshtè nè varr. Ka pasur shumè e shumè "tè fortè" ky vènd nè kèto 35 vjet. 98% prej tyre, janè nèn dhe sot. Pse vallè? Para kètyre 35 vjetève, Shqipèria nuk njihte TÈ FORTÈ fare. A e dini pse? Sepse shteti ti q....robt, tè varte nè shtyllè,,,,fèmijèt e shkollès fillore biles, detyroheshin ta shihnin. A pyet dikush se pse nuk kishim BAJRA atèbotè?
PërgjigjuKishte burra ajo kohe plot por shtynin vagonat ne spac ose rrinin me pece ke suma deri nvdekje se shum i keq burgu i xhaxhit errr tiii.
Fiks për fushatën elektorale! Veç të ketë kujdes nga armiku
Përgjigju