Tirane- Një linçim të neveritshëm që po i cënon jetën familjare dhe dinjitetin, i quajti Kryeministri Rama deklaratat politike dhe mediatike ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës.
Në konferencën e fundvitit me gazetarët Rama tha se nuk komenton hetimet e SPAK, si për këdo tjetër por tërhoqi vëmendjen tek fakti se ndaj drejtuesit politik të qarkut të Tiranës por dhe kryetarit të bashkisë që transformoi kryeqytetin po i bëhet një gjyq publik, duke iu referuar politikës dhe mediave.
Jemi në kushtet kur Erion Veliaj është hetuar, gjykuar, dënuar në gjykatën e politikës dhe atyre mediave që janë të angazhuara për të bërë gjyqësi alternative. Pikërisht në kushtet, kur kjo gjykatë dhe prokuroria alternative është aktivizuar kaq shumë për të linçuar publikisht një udhëheqës të Partisë Socialiste nga grupi udhëheqës i Partisë Socialiste, kryetarin e bashkisë së Tiranës, i votuar për tre mandate resht, protagonistit të transformimit të qytetit, me mbështetjen natyrisht të qeverisë dhe Partisë Socialiste, atëherë këtu jemi në kushtet kur ka shumë për të menduar dhe ka shumë për të reflektuar. Ndërkohë që, nuk jemi në kushtet kur është shpallur ndonjë akuzë publike, me gjithë argumentet përkatës. Jemi në kushtet kur ka fjalë, thashetheme, sms-ra, një sms pa emër, në kuptimin që nuk kuptohet se kujt i është ngritur, si i është ngritur, pra jemi në kushtet e një amullie shumë të ngjashme me një çorbë derrash që nuk mund të jetë arsye për të marrë qëndrime ne sot. Ne do të shohim evoluimin edhe në kohën e duhur do të mbajmë qëndrimet tona' tha Veliaj.
I pyetur nëse Veliajt do t’i cënohet jeta politike në Partinë Socialiste pas nisjes së hetimit nga Prokuroria e Posaçme, shefi i qeverisë u përgjigj duke thënë se kryebashkiakut i cënohet momentalisht vetëm jeta familjare nga linçimi publik që po i bëhet.
"Përkohësisht, di që Erion Veliajt i cënohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik i bërë jo nga institucioni përkatës, por nga të gjithë ata që janë angazhuar në atë gjyq. I cënohet dinjiteti nga prokurorë dhe gjykatës të ulur nëpër klube mediatike apo të fshehur pas ekraneve të portaleve e të socialeve. Këtë e di me siguri. Ndërsa përsa i përket pjesës tjetër, nuk bën përjashtim askush nga ajo që unë kam thënë që në fillim. Unë nuk bëj komente për çështjet që i takojnë institucioneve të drejtësisë. Mund të bëj koment, deri më sot, kjo mund të ndryshojë. Kur të ndryshojë duhet të ketë një arsye shumë të fortë dhe pastaj do ta ndaj me ju ,por deri sot ky është qëndrimi im.
Mund të bëj koment për ndonjë vendim të formës së prerë siç kam bërë për një shpifësh recitiv për një vendim që ka qenë një nga vendimet më të drejta dhe më të mirëseardhura për mua në këtë vend ku shpifja është bërë mbret dhe e vërteta është kthyer në skllav. Ndërsa sa i përket rastit konkret nuk përbën përjashtim por ama është pak por e sigurt që linçimi publik i kryetarit të bashkisë është i neveritshëm dhe që kërkimi i gijotinës për të është skandal' tha Rama.
A ka dyshime kryeministri se kush është Nesti Angoni mbi bazën e të cilit SPAK po heton për 4 akuza dhe për të cilën Kryebashkiaku Veliaj është marrë në pyetje si person që ka dijeni për hetimin?
"Nuk komentoj të lutem. Mos më shty në këtë ngasje sepse besoj që ky rast është shumë specifik për shumë arsye. Por unë nuk kam asnjë koment dhe deri tani unë nuk kam parë asnjë akuzë konkreti për persona konkretë. Kam ndjekur, skam parë një gjë të tillë por gjithsesi unë personalisht nuk dua të bëj asnjë koment dhe natyrisht dhe asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëjë asnjë koment. Do shikojmë procesin që siç po e ndiqni ju jo vetëm me një vëmendje por me një uri të madhe, ne pa uri por me vëmendje por e ndjekim me shumë kujdes" tha Rama.
Më 26 dhjetor 2024, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u mor në pyetje në SPAK për 5 orë nga prokurori Ols Dado. Një ditë më pas SPAK njoftoi zyrtarisht se ndaj Veliajt nuk ka akuzë, por është marrë në pyetje si person që ka dijeni rreth një hetimi për 4 vepra penale, që indicie ka kallëzimin e një personi anonim. Ky person ka dorëzuar në SPAK informacione konfidenciale të Aviacionit Civil, siç është një fluturim i Veliajt 20 vite më parë, duke ngritur pikëpyetje se kush është burimi që i ka dhënë një anonimi informacione jo publike nga Aviacioni.
Konferenca me gazetarët zgjati më shumë se 3 orë, nga të cilat 2 orë u shfrytëzuan nga kryeministri Edi Rama për të parashtruar arritjet gjatë vitit 2024 por dhe projektet e 2025. Ndërkohë Shqipëria po përgatitet për të mirëpritur vendet aleate në samitin e NATO-s që do mbahet në 2027. Rama tha se samiti i NATO në Tiranë do të mbledhë të gjithë liderët që janë pjesë e kësaj aleance, përfshirë edhe presidentin e SHBA, pra Donald Trump.
Kryeministri Edi Rama thotë se Erion Veliaj po linçohet publikisht dhe se gjyqi po i bëhet në publik. Rama tha se jemi në kushtet e një amullie, të ngjashme me çorbë derrash që nuk mund të jetë arsye për të marrë qëndrime politike për momentin. Rama shtoi se Veliaj është votuar për 3 mandate, është protagonist i ndryshimit të Tiranës
“Krahasimi është pa këmbë, janë dy raste dhe dy kontekste dhe dy faza të ndryshme. E para, e dyta këtu jemi në kushte kur Veliaj është hetuar gjykuar dënuar në gjykatën e politikës dhe atyre mediave që janë të angazhuara për të bërë gjyqësi alternative. Do të thotë me mjetet e politikës dhe komunikimit mediatik, të vendosë kolektiv i caktuar njerëzish se kur bëhet fjalë për SPAK si organizatë kriminale, kur bëhet fjalë për një rast që po është kështu, kur bëhet fjalë për një rast që nuk është kështu. Në kushtet kur është linçuar publikisht, i votuar nga populli për 3 mandate rresht, protagonisti i transformimit të qytetit, atëherë këtu jemi në kushtet kur ka shumë për të menduar dhe reflektuar. Ndërkohë që nuk jemi në kushtet kur është shpallur ndonjë kauzë publike me gjithë argumente përkatës, jemi në kushtet kur ka fjalë, thashetheme, SMS.
Një SMS pa emër që nuk kuptohet se kujt i është ngritur. Jemi në kushtet e një amullie shumë të ngjashme me një çorbë derrash që nuk mund të jetë arsye për të marrë qëndrime ne sot. Ne do shohim evoluimin dhe në kohën e duhur do mbajmë qëndrimet tona”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të bënte komente të tjera në lidhje me hetimin pasuror që SPAK ka nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij.
Gazetarët insistuan me pyetje në këtë pikë, por fillimisht ai u shpreh se veliaj ndodhet i cenuar familjarisht nga gjyqi publik që po i bëhet, teksa shtoi se deri tani nuk ka parë asgjë konkrete, asnjë akuzë dhe asnjë person konkret.
Gjithashtu u shpreh se nuk e dinte se kush mund të ishte njeriu që ka bërë kallëzimin anonim, i lakuar si Nesti Angoni.
“Nuk komentoj se kush është Nesti. Mos me shtyni në ngasje, nuk kam asnjë koment, nuk kam parë asnjë akuzë konkrete për persona konkrete. Kam ndjekur por nuk kam parë. Gjithsesi unë personalisht nuk dua të bëjë asnjë koment dhe natyrisht asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëjë koment. Po e ndjekë me vëmendje të madhe, por pa uri, me shumë kujdes”, u shpreh Rama.
A ze men ti mor wc publike çdo komenti im komentohet e ti ha mut pa pushim. E ti mor IDJOT do me blloku celularin tim. Po ke ti tre mor IDJOT un jetoi nē vē din numur 1 tē Botēs Norvegji e jam intelektual. E ti mor IDJOT malok flliqsir e ti do mē bllokosh mua a e ke pa si mē ke bllokuar mor pis. Ktē gjuh pērdor me ty se ti s'njef gut tjetēr. Mbaje men se si do ta bllokoi un ty ktē q ē thua su komentua mbaje mēnd. Un kam programet mē tē sostifikuara o malok flliqsir DEBIL I LER PLER.
PërgjigjuEdi Rama ēshtē çun Tirane , ka lindur nē Tiran, sportist, artist flet 5 gjuh tē huaja pra me njē fjal ēshtē njē intelektual i lart. E vjen nga familje intelektuale e jēma Aneta ka mbaruar shkollēn e lart nē Poloni nē Warshav. Kurse krimineli hajdut maloku sali bajga vjen nga familje analfabetēsh e jēma bares i jati bari vllezēr e motrat e tij me 3 klas shkoll. Pra shqiptar bējeni vet ndryshimin madhēshtor midis ktyre 2 njērzve.
PërgjigjuDo ishte mire te ishin te tre ne nje qeli qe te shkembenin me njeri tjetrin diturite qe kane or teeeejjjjj
BLtosja e atyre që punojne, është bere kultura jone. Ca mjeran, njerëz pa prokopi, I Jane errur sytë, nuk shohin që Tirana është bere me rrugë dhe unaze, që hyrja në kryeqytet nuk bllokohet me. Këta qorra vetem shajne. Jo të gjithe Jane verbuar.
PërgjigjuSa kollaj e kemi ta baltosim punen gjigande te kryer ne keto vite e ta baltosim per.cdo gje te realizuar e sidomos te godasim Edi Ramen! Po! Shqiperia eshte km larg 2013! Arritjet jane te dukeshme ne cdo fushe, ne arsim, shendetsi, infrastrukture, turizem, kultur, dhe shume.me afer BE! ME KERMA TE TE SHKUARES NUK HARRIHET PROGRES! Progresi harrihet me.vizion dhe devotshmeri e perkushtim gje qe e ka shnderruar Shqiperine nje vend me.nje te ardhme shume me te mire dhe kjo ne saje te punes,vizionit dhe devocionit te EDI RAMES!
Përgjigjudo ta takosh trumpin ne tirane qe ti falesh sazanin,,,asnje vote per edi hajdutin dhe sali kermen....
Përgjigjuasnje vote per kete hajdut...
PërgjigjuO redaksia si ka mundesi komentet qe shajne Ramen i shtoni ato qe e lavderojne nuk I shtoni , mos keni gelltitur ndonje luge çorbe ?
Te gjitha votat per PS , je kryeministri qe I duhej Shqiperise