Ndeshja deçizive kundër Ukrainës në 'Air Albania', trajneri Sylvinho: Për ne është finale, në fushë për tri pikë! Asani s'është gati! Kapiten Ismajli: Nesër rrugë tjetër veç fitores nuk ka (VIDEO)

TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit mbyll sot përgatitjet për ndeshjen e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Në prag të sfidës kundër Ukrainës që luhet të martën (nesër) në orën 20:45 në "Air Albania", para medieve dolën trajneri i Kombëtares, Sylvinho dhe kapiteni Ardian Ismajli. Kuqezinjtë vijnë nga barazimi 0-0 kundër Çekisë dy ditë më parë po në Tiranë.

Në Grupin B1 të Ligës së Kombeve nesër luhen ndeshjet e fundit dhe Shqipëria me 7 pikë mban vendin e tretë me pikë të njëjta me Gjeorgjinë (e dyta). Grupin e kryeson Çekia që në Pragë pret gjeorgjianët, ndërsa Ukraina ka katër pikë.

Trajneri Sylvinho e cilëson këtë ndeshje si një finale, ku vetëm fitorja bën punë. Ndërkohë gjendja e Jasir Asanit është për t'u monitoruar, me sulmuesin anësor që u dëmtua në ndeshjen e fundit.

"Luhet për gjithçka dhe rrezikojmë të mbetemi pa asgjë - I bashkohem përgjigjes së Ismajlit, kur mbrohesh e bën me 11 veta. Ai shënoi në ndeshjen e kaluar, çdo ndeshje ka rëndësinë e vetë. Jemi në grupin e vetëm që të gjithë kanë mundësi për më tej, kemi rivalë të ekuilibruar që kanë qenë në finalet e Euro 2024.

Ukraina është e fortë, ka cilësi dhe forcë. Ne kemi avantazhin që luajmë në shtepi, luajmë për të fituar dhe jemi përballë tifozëve tanë. E përgatisim ndeshjen për të marrë fitoren dhe kemi avantazhin e tifozëve. Në fushë nuk futemi për barazim.

Zëvendësuesi i Asanit dhe Tuci - Ndeshja e dytë është më e vështirë, pak kohë për rikuperim. Kemi një stërvitje sot dhe gjithë ditën nesër. Na duhet kohë për të parë lojtarët, unë i respektoj dhe flas me ta. Asani ka bërë një rezonancë magnetike dhe duhet të flasim me mjekun. Flasim edhe me lojtarin dhe do shohim. Sot ai do bëjë një nxehmje, do bashkohet ngadalë me ekipin dhe do presim. Nëse nuk do jetë gati do marrim një vendim.

Sulmi dhe Uzuni - Uzuni është më tepër sulmues i dytë që shfrytëzon hapësira. Të luash me 2 sulmues nuk të jep më shumë shanse për 2-3 gola, na duhet ekuilibiër në ekip. Varet nga cilësitë e ekipit dhe varet nga forma. Kemi cilësi dhe çdo gjë është e hapur. Nuk preferoj të luaj me dy sulmues qëndre, po them Daku - Tuci si shembull. Dua një sulmues dhe lojë nga krahët.

Cfarë prisni nga ndeshja e nesërme, elementët që ju bëjnë të fitoni? Ndeshja nga ndeshja ndryshon. Kemi luajtur me Ukrainën tre muaj para, por çdo gjë është e hapur në grup. E kam parë ndeshjen e tyre kundër Gjeorgjisë, kemi ekipe me lojtarë dhe emra të rëndësishëm në grup. Kemi respekt për ta, por ne kemi shansin të jemi të parët dhe do provojmë fitoren.

Keni bindje për kreun apo frikësoheni nga fundi? Mund të ndodhë çdo gjë. Ukraina nuk del e para dhe Çekia nuk rrëzohet nga grupi, këto dihen. Nesër ne duhet të dalim në fushë për të qenë të parët, ky është objektivi sepse e kemi shansin. Ndeshja është e fortë, e vështirë. Në fushë nuk futemi me frikë, askush. Futemi të vrapojmë, objektivi është për një ndeshje perfekte dhe fitore. Objektivi është për vendin e parë.

Skuadra shumë mbrojtëse, asnjë gol në shtëpi në Ligën e Kombeve së fundmi - Skuadra ka një ekuilibër, është e vërtetë që nuk kemi shënuar dhe kemi krijuar pak. Kemi mbrojtur mirë. Nëse topi shkon në sulm, do të thotë që kemi luajtur. Nuk duhet të bëjmë gabime, me pasime të mira ndërtojmë aksione. Duhet të mos bëjmë gabimet e ndeshjes së fundit kundër Çekisë.

Rituali juaj para ndeshjeve - Jo, sepse nuk jam unë lojtar. Për ne, nesër është një finale. Këtë do u them lojtarëve pas dhjetë minutash në stërvitje. E kam diskutuar këtë me dikë të afërt, kur jam në dyshim për diçka shkoj në sallën e mbledhjeve dhe shoh pamje video për zgjedhje të mira në fushë", tha trajneri.

Qendërmbrojtësi Ismajli e vendosi theksin te rëndësia e takimit dhe pikët që duhen për kren e grupit.

"Ndeshja me Ukrainën - E dimë që është e vështirë, varet edhe nga ndeshja Çeki - Gjeorgji. Nesër rrugë tjetër veç fitores nuk ka. Na duhet një barazim nga ndeshja e rivalëve.

Inter apo Juventus - Nuk dua të flas për merkaton, do e shihni çfarë do bëhet në janar. Këtu jam për Kombëtaren.

Kundër Dovbyk të Romës - Nuk ka rival të lehtë, ai ka kualitet. Kemi analizuar çdo gjë dhe bëjmë më të mirën", tha Ismajli.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:50
VIDEO/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit para Ukrainës, shqetëson gjendja e Jasir Asanit

Kombëtarja e futbollit pret nesër në "Air Albania" duke nisur nga ora 20:45 Ukrainën për Ligën e Kombeve. Pas konferencës për mediet, Sylvinho ka nxjerrë ekipin në stërvitjen gjenerale në "Air Albania".

Trajneri konfirmoi se Jasir Asani do marrë një ngarkesë të lehtë dhe më pas do shihet si do shkojë stërvitja e tij. Ende nuk ka një rezultat përfundimtar nëse shkupjani do mundet ose jo të jetë nesër mbrëma në fushë. Ai i është nënshtruar rezonancës magnetike dhe gjithë kontrolleve mjekësore pas lëndimit kundër Çekisë, aty ku e la fushën pas 30 minutave lojë.

Ora 16:29
Ismajli 'driblon' merkaton: Kërkojmë kreun e grupit, ndaj Ukrainës në fushë vetëm për fitore

Në konferencën për mediet para sfidës me Ukrainën, kapiteni i Kombëtares, Ardian Ismajli ka "dribluar" merkaton dhe interesin nga "big-ët" e Evropës, duke u fokusuar te ndeshja e së martës në orën 20:45.

"Ndeshja me Ukrainën - E dimë që është e vështirë, varet edhe nga ndeshja Çeki - Gjeorgji. Nesër rrugë tjetër veç fitores nuk ka. Na duhet një barazim nga ndeshja e rivalëve.

E ardhmja te Inter apo Juventus - Nuk dua të flas për merkaton, do e shihni çfarë do bëhet në janar. Këtu jam për Kombëtaren.

Kundër Dovbyk të Romës - Nuk ka rival të lehtë, ai ka kualitet. Kemi analizuar çdo gjë dhe nesër bëjmë më të mirën.

Mbrojtja ka punë gjithmonë, kemi të bëjmë me sulmues të fortë. Kundër Çekisë në Pragë nuk e njihnim mirë rivalin në sulm, në të dytën morëm masa.

Nëse kam mundësi do shënoj, na duhet të ecë mirë ekipi. Nuk ka rëndësi kush shënon.

Triumfi - Publiku dhe faktori fushë, këtu i kemi shpresat. Çdo ekip që vjen këtu ka vështirësi nga tifozët tanë. Na duhet të bëjmë gola, kështu fitojmë, kështu është futbolli. Nesër shënojmë dhe e dimë sa rëndësi ka. Sulmuesit e dinë dhe e kam bindje se nesër shënojnë dhe bëjmë më të mirën për kombin", tha Ismajli.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Red&Black: 19/11/2024 13:47

    Ik Silvinjo se qenke nje frikacak qe se paska shokun, e trajtove Cekine sikur po luaje me Spanjen apo Gjermanine. Ukraina do te te beje nder sot duke te derguar ne Ligen C qe te luash ne sulm pastaj...

    Përgjigju
  • redi: 18/11/2024 19:41

    Si mund te fitoj kombetarja kur Selvinjo ne teper rendesi i jep mbrojtjes. Ka grumbulluar dy snaiper ne Spanje Uzuni dhe ne Tyrqi Muci dhe nuk i akrivizon qe jam i sigurte se te dy do sjellin firiren me Ukrainen

    Përgjigju
  • alain: 18/11/2024 19:07

    KESAJ I THONE STAMBOLLI DIGJET,,,KURVA KRIHET...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?