MEXICO CITY - Anglia fitoi 2-3 kundër Meksikës mëngjesin e kësaj të hëne me orën shqiptare duke marrë biletën për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës 2026. Edhe pse me dhjetë lojtarë për më shumë se 35 minuta, ekipi i 'Tre Luanëve' ia doli të mposhtte vendasit në një ndeshje me shumë emocione, për të gjetur në çerekfinale Norvegjinë.
Ndeshja në mitikun 'Azteca' nisi me një orë vonesë (03:00 të këtij mëngjesi) për shkak të stuhisë së shiut dhe rrufeve në zonë. Pas vetëm disa sekondave Declan Rice i Anglisë u ndëshkua me karton të verdhë duke treguar se çfarë ndeshje na priste në vijim.
Në harkun e dy minutave, konkretisht në minutat 36-të dhe 38-të Anglia gjeti dy herë rrjetën me dopietën e Jude Bellingham. Rezultati u ngushtua nga Meksika me golin e Julian Quinones në minutën e 42-të.
Në fraksionin e dytë (minuta 54) Anglia mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit të djathtë Jarell Quansah. Edhe pse në inferioritet numerik të besuarit e Thomas Tuchel gjetën edhe golin e tretë me Harry Kane në minutën e 60-të nga pika e bardhë e penalltisë. Ky ishte goli i gjashtë për kapitenin e 'Tre Luanëve' këtë Botëror dhe i 14-ti për të në historinë e Kupës së Botës.
Meksika nuk u dorëzua dhe gjeti golin e rezultatit 2-3 me penalltinë e kthyer në gol nga Raul Jimenez në minutën e 69-të. Edhe pse pas këtij momenti u luajtën edhe 30 minuta lojë, Anglia mbrojti mirë dhe ia doli të siguronte biletën për në fazën çerekfinale të Botërorit 2026, aty ku më 11 korrik do të përballet kundër Norvegjisë.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente











