Liviu Lungu, rumuni me origjinë
shqiptare sjell romanin në Tiranë

Liviu Lungu, rumuni me origjinë<br />shqiptare sjell romanin në Tiranë
Dashuria e incestit mes tokës e qiellit, e paralel, historia e një admirali që tenton ta ndreqë e ta shprishë këtë ngjizje, është subjekti i romanit "fiction" që ka sjellë për lexuesin shqiptar autori rumun me origjinë shqiptare, Liviu Lungu.

Promovimi i romanit të tij të dytë, është sjellë në gjuhën shqipe nga Loredan Bubani e Shtëpia Botuese "OMSCA-1", ku gjatë mesditës së djeshme u promovua në një nga mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Tiranë. Të pranishëm ishin edhe Ministri i MTKRS-së, Visar Zhiti, diplomati e përkthyesi i mirënjohur, Luan Topçiu, i cili foli për "Vlerat e veprës në zhvillimet letrare", Ambasadori rumun në Tiranë, Viorel Stanilë si dhe kolegë, miq e mediat shqiptare.

libri liviu Lingu

Në fjalën e tij Ministri Zhiti, u ndal tek autorët e veprat rumune, për të cilat theksoi se, "jemi të lidhur me Rumaninë, pasi prej andej dolën në dritë veprat themelore të Naim Frashërit, e deri tek himni ynë, e në se më lejohet edhe origjina e vetë shkrimtarit Lungu, është nga Shqipëria, Kuteli e Pogradeci, e deri tek Bubani, Plasari apo Luan Topçiu, të cilët kanë qenë në një udhëtim të gëzueshëm midis dy kulturave tona".

Studiuesi Luan Topçiu foli për origjinën e autorit Lungu nga Klina e Gjirokastrës, duke sjellë subjekte dhe dëshmi elokuente që nga roman i tij i parë "Lekë Bukurani. Dashi...", i botuar në tetor 2008 në gjuhën shqipe, ndonëse deri asokohe nuk kishte qenë asnjëherë në vendin e të parëve të tij.

Më tej Topçiu u ndal në disa detaje nga jeta e autorit Lungu ku edhe rrëfeu se si ai me ardhjen e tij disa vite më parë, shkoi në vendin e të parëve të vet në Krinë të Gjirokastrës, ku prej andej mori disa zhardhokë për t’i mbjellë në bahçen e tij në Konstancë të Rumanisë, ku edhe jeton autori, i cili në fakt profesionin e tij të parë e ka atë të arkeologut, në Muzeun Historik të Konstancës".

Libri i promovuar dje konsiderohet nga kritika rumune si "një roman historik, e në të njëjtën kohë një roman-parabolë që gjendet në zonën e fantastikes, të onirikes...një himn lutje për Detin...", siç e ka përshkruar Stefan Kuku në "Portrete Letrare".

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)