Llogaria është e thjeshtë: 12 vjet në opozitë dhe mund të paguajnë LaCivita-n

Llogaria është e thjeshtë: 12 vjet në opozitë dhe mund të paguajnë LaCivita-n

Ndërsa shumë prej shqiptarëve presin hetimet dhe llogaritë e SPAK të kuptojnë se ku kanë shkuar, ku janë fshehur, ku përdoren paratë e korrupsionit të politikanëve shqiptarë, sfida e disave prej tyre tashmë është haptazi fare. Pas vilave, jetës së luksit, pallateve, kullave, asgjë nuk i ndal.

Në delirin e nisjes së një fushata elektorale të ashpër, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi pa asnjë ndroje se ka punësuar pikërisht ish-marinsin me medalje Chris LaCivita, konsulentin politikan të Republikanëve amerikanë, për të ëndërruar në fitoren e zgjedhjeve të 11 majit 2025 në Shqipëri. Po, po tamam, LaCivita, shoqëria e të cilit për fushatën e Donald Trump të 2024 ka fituar 19,2 milionë dollarë.

Lajmi që Berisha, Mediu, Noka, Gjin Gjoni, Këlliçi etj. etj. do të kenë për strategjinë e tyre elektorale një prej studiove më të shtrenjta në botë, duket se po përcillet me gëzim nga shumë nga ata që ose nuk duan, ose nuk dinë të kuptojnë. Si munden ta paguajnë? Apo Këlliçi do të lërë orën e tij peng, Gjin Gjoni dyqane e vila, Berisha, Mediu, Noka e të tjerë, dihet, në sy të të gjithëve se sa dhe çfarë kanë.

Po a mund të arrijnë shifrat stratosferike 19 milionë dollarë, apo më shumë apo më pak?

Iluzionet do të bëjnë që të dëgjojmë në këto ditë si justifikim të paimagjinueshmen: Për shembull se Chris LaCivita do ta bëjë si bamirësi ndihmën që do të japë, apo se i ka bërë ulje çmimi, apo se kështu apo ashtu. Nuk kuptohet sepse LaCivita nuk e kishte menduar “skonton” për presidentin e ardhshëm më të fortë në Botë, Donald Trump, për të bërë në vend të 19 milionëve dollare, rreth 150 dollare, me mik.

Nuk do të dëgjojmë asnjë pyetje të tillë nga gazetarët ku këta politikanë do të shkojnë e të mburren se si ja bënë dhe si do të vazhdojnë të kenë avokatët dhe konsulentët më të shtrenjtë në botë për hallet e tyre, ndërsa votat t’i kërkojnë nga vendi më i varfër në Europë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elisa: 11/02/2025 16:08

    Korrupsioni I rende i Edi Rames, permes "Mehmet Shehut" Veliaj eshte tema sot, jo pape Berisha. Meqe u ka prere malli, cojini kerkese PD tu jape informacion. Ose ne SHBA, njesoj eshte. Sa mjerane qe jeni bere. Kaq thelle jeni ne batakun e rende te korruptimit, saqe nje fije moraliteti nuk u ka ngelur.

    Përgjigju
  • Ergi: 10/02/2025 15:51

    Pra pyetja qe gazetarja shtron...si ka mundesi nje parti politike qe ka 12 vjet ne opozite, te arrije te paguaj nje konsulent, ashtu sic ben partia ne pozite ( Tony Blair)...meqe opozita nuk ka burime te tjera, ashtu si i ka pozita ( korrupsionin )

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Europiani/ Trajneri Tedesco fton 21 lojtarë, Shqipëria U-17 nis nesër përgatitjet

Europiani/ Trajneri Tedesco fton 21 lojtarë, Shqipëria U-17 nis nesër përgatitjet