Lobim me rusët? Donald Lu mbi
1 orë në zyrën e Lulzim Bashës

Lobim me rusët? Donald Lu mbi<br />1 orë në zyrën e Lulzim Bashës<br>
TIRANE - Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar paraditen e kësaj të marte një takim me kryetarit të PD, Lulzim Basha. 

Takimi Basha-Lu ka zgjatur mbi 1 orë në selinë blu. Report Tv ka mësuar se takimi është kërkuar nga ambasadori amerikan në Tiranë dhe vjen pak ditë pas zbardhjes së skandalit të lobimit të PD në SHBA, përmes një kompanie skoceze e cila rezulton e lidhur me rusët.

Burime pranë PD bëjnë të ditur se kreu i PD Basha dhe ambasadori Lu shkëmbyen pikëpamje mbi zbatimin e reformës në drejtësi, luftën kundër krimit dhe drogës dhe proceset e ardhshme politike brenda Partisë Demokratike. Mbetet e paqartë nëse Basha dhe Lu kanë biseduar edhe për investigimin e revistës amerikane e cila hedh akuza të rënda në adresë të kryetarit demokrat dhe PD-së. 

 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë