Lobimi/ Gjykata pushon hetimet për Bashën dhe zyrtarët e PD-së, përçahen prokurorët, njëri përjashtohet

TIRANE-Gjykata e Tiranës në gjyqin paraprak që u zhvillua ditën e sotme ka vendosur pushimin e çështjes së lobimit për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi. Kështu dy vite hetime nga prokuroria e Tiranës, gjyqtari Lazer Sallaku i ka cilësuar të pavlefshme duke rrëzuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë. Sipas gjyqtarit, thotë gazetari i Report Tv Arsen Rusta, Basha dhe dy zyrtarët e PD-së nuk janë përgjegjës për akuzën e falsifikimit që u ngrit nga prokuroria duke pushuar hetimet e prokurorisë për t'i marrë të pandehur.

Tashmë pritet vendimi i prokurorisë nëse do ta ankimojë. Por përplasja mes prokurorëve vijoi edhe seancën e sotme. Me kërkesë të drejtueses së prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj u kërkua përjashtimi i prokurorit Ervin Karanxha, që gjyqtari e miratoi duke e larguar nga seanca e gjyqit paraprak, ndërsa dy prokurorët e tjerë Gjergji Tako dhe Kolë Hysenaj ishin të ndarë. Hysenaj kërkoi shtyrjen e afateve me qëllim pyetjen e lobistit Nick Muzin, ndërsa Tako dërgimin e cështjes në gjyq, por gjykata e pushoi. Tre personat, dy nga të cilët sot nuk ishin në gjyq me përjashtim të Arben Ristanit, pasi Basha dhe Dervishi përfaqësoheshin nga avokatët, akuzoheshin për “Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve”, pasi sipas prokurorisë nuk kishin bërë deklarimin e shumës në pasqyrat financiare të Partisë Demokratike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por ashtu sikur u pushuan hetimet pak kohë më parë për pastrim parash, sot u pushuan edhe për falsifikim.

Historia e dosjes së lobimit
Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Por kush fshihet pas kompanisë “Biniatta Trade”, që rezulton fantazmë e regjistruar në parajsat fiskale dhe cfarë e lidh me rusët? (lexo ketu). Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit duke ngritur dyshime për origjinën e parave duke sjellë nisjen e hetimeve nga prokuroria, që sot u pushuan nga gjykata.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:59
Gjykata pushoi hetimet, avokati i Bashës: Drejtësi! Ra sajesa, u rrëzua gjuetia e shtrigave

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Berisha, Eduard Halimi dhe përfaqësuesi ligjor i PD-së Ivi Kaso ishin avokatët e Lulzim Bashës në seancën e gjyqit paraprak që u zhvillua sot. Halimi përshëndeti vendimin e drejtësisë, ndërsa u shpreh më tej se gjithçka ishte e sajuar.

"Gjithçka ishte akuzë e sajuar. Nga dy vite hetime nuk kishte asnjë lidhje PD-ja dhe zyrtarët e saj, as në Shqipëri dhe as në një vend tjetër. Vepra penale dhe fakti nuk ekzistonte. Vendimi i sotëm ishte një vendim drejtësie për t'u përshëndetur. Ne jemi avokatët. Ky ishte një vendim që rrëzoi të gjithë gjuetinë e shtrigave. U rrëzuan të gjitha akuzat ndaj PD-së. Është pushuar akuza, fakti nuk ekziston" tha ai.

Ora 16:51
Pushimi i çështjes për 3 zyrtarët e PD-së/ Ristani: Le t'i turpërojmë ata prokurorë, drejtësia triumfoi

I vetmi i pranishëm në Gjykatë, Arben Ristani në një deklaratë për mediat në përfundim të seancës gjyqësore u shpreh se u vërtetua se akuza ishte politike, duke e cilësuar si një turp të prokurorisë shqiptare. Ristani shtoi se sado që të ndikojë politika në organet e drejtësisë, drejtësia do të triumfojnë në fund.

Si një njeri i drejtësisë, Ristani tha se e ka parë atë sallë gjyqi për shumë vite, por sot dëshironte që ta shihte në pozicionin e të pandehurit, për këtë arsye ndrysha nga kryedemkrati Basha dhe financieri Ilir Devishi, zgjodhi të ishte i pranishëm në seancë.

"Shumë interesante për të treguar se çfarë ndodh kur Prokuroria bëhet pre e fustrimit për shkak të presionit të politikës. Prokuroria është shembulli konkret. prokuroria u paraqit me dy qëndrime, një që kërkonte të kthehej çështja dhe të shkonte në gjyq, dhe pastaj vjen një urdhët i tretë që përjashton një nga prokurorët një organ i c'organizuar. Unë ju thashë është një akuzë e montuar politikisht që u provua, kanë qenë veprime ligjore nga ana e PD-së, dhe mesa duket se sado të ndikojnë tek drejtësia do ketë njerëz që do japin drejtësi. Kjo është ajo që i mungon kjo popullit shqiptar. Ka paguar para që rrjedhin ga buxheti i saj që i ka deklaruar. Le ti turpërojmë këta prokuror që falsifikim me mosveprim, si mund të ndodh kjo gjë. Nik Muzin s'ka pse kërkon garanci këtu, por shtetit të vetë. Po të kishte të dhëna shteti vet do e kishte marrë në shqyrtim", tha Ristani.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 14/01/2020 09:28

    Derisa, pushohen hetimet per krime dhe kriminalitetin ne Shqiperi, e hudhet "topi ne erresire",duke keruar kriminalitet te shqiptareve jashte atdheut,sic po vepron PD qe nga zgjedhjet e 30 Qershorit 2019,Ne Shqiperi nuk do ndalet krimi.Lexuam se nderprite heimi ndaj Ristanit,Shkelznit,Bashes dhe kryesve te krimeve ordinere,vrasjeve ne G erdec dhe te 21 Janarit si dhe vrasjet recidive qe nga Azem Hajdari dhe vejdhte e madha si 230milion te Kalimashit,D roga ne lazarat e shume e shume te tjera deri sot.Cka tani me drejtesine?! Cka tani me drejtuesit e shtetit dhe shqiptareve?!

    Përgjigju
  • AltinTop: 14/01/2020 01:05

    Ai qe pret drejtsi Plepash....eshte me Plep se Lek Plepi

    Përgjigju
  • nik: 13/01/2020 21:22

    PDja ka vrar 4 vet ne mes te tiranes dite per diell me mijra deshmitar, prova vidjo etj.. dhe askush ska ber burg as nje dite te vetme..Luli ska ber burg per mega vjedhjen e rruges se kombit po ben per nje cop firme. Rrini dhe hani bar ju.

    Përgjigju
  • meri: 13/01/2020 20:40

    Ne vendin ton nuk ka shprese qe te behet Drejtesi,genjejme veten kur mendojme se do te denohen politikanet:

    Përgjigju
  • Beni: 13/01/2020 20:07

    Cfare prisnit nga Lazer Sollaku? Cfare prisnit nga Ervin Karanxha? E kuptoni o njerez ne duar te kujt jemi? Jemi ne kushtet e nje drejtesie familjare dhe private. Dt prokuret Tako dhe Karanxhici jane shoke klase, pjese e te njejtes bande. Njeri ka dhe gruan dhe motren gjyqtare. Babain ish bashkepuntor te sigurimit te shterit. Moa prisni te kete drejtesi per peshqit e medhenj. Disa shefuce policie dhe nuk i mbajten dot ne burg dje.

    Përgjigju
  • None: 13/01/2020 19:15

    Besoj qytetari dixhital do jete pushim sot !!!!!!

    Përgjigju
  • Nevojtorja kuq e zi: 13/01/2020 18:46

    Drejtesi e Saleh shpellarit, Halim katnarit, Argita zgjepses, Bashe qesharakut dhe Ristan alkolikut. Futini flaken kesaj nevojtoreje qe quajne akoma Shqiperi.

    Përgjigju
  • redi: 13/01/2020 18:22

    Kjo drejtesi e pa kaluar vetingun eshte pashaporta me e keqe e perparimit te demokracise shqiptare . Ne nuk jemi gati per ne BE ,sepse shteti ligjor nuk gjen zbatim .

    Përgjigju
  • TEMO: 13/01/2020 18:08

    DREJTESI ISHTE E VDEKUR,ESHTE E VDEKUR DHE DO TE JETE E VDEKUR.DHE KJO DERI SA TE JETE MBI TOKE "PLAKU MERE". -PO MUNDOHET KOTE SHBA+BE.ESHTE DREJTESIA E DEGJENERUARE E 1992 E KURSIT 6 MUJOR TE PLEPAVE. -L.BASHA KA BERE KRIME,VJEDHJE,VRASJE E NUK ESHTE ARRESTUARE DUKE QENE MINISTER.PO TE BEHET K/MINISTER AI DO DJEG SHQIPERINE.SHQIPETARET NDAJ PO IKIN NGA SYT-KEMBET. -KOTE E KA EDI RAMA SE DO BEHET DREJTESIA QE DUAM.AJO KA MARR FUND.ZOTI E SHPETOFTE SHQIPERINE!!

    Përgjigju
  • Pyka: 13/01/2020 17:17

    Hë më ju lumtë byça,ai që vodhi presh,në burg!Ai që s'pagoi dritat nga që s'kishte në burg!.....d.m.th.piktori paska gënjyer për pinokun e vogjël.hahaha.Hajde karnavale,hajde!Keta tallin byçën me shqiptarët!!Sa dëshpëruese!!!!Hajde Afrikë,hajde....

    Përgjigju
  • LORA: 13/01/2020 17:16

    Triumfi i KCK-se. Akuza nuk duhet te jete falsifikimi ,por lobimi me gati nje milion dollare te shqiptareve,me ndermjetesi muzinesh ruse,ne firma lobuese amerikane,,,,qe synojne te tjetersojne ,ne menyra kamorriste ,vullnetin zgjedhes te shumices se shqiptareve. Leket,nga dolen ? Ato filmat e "perplasjeve" te prokuroreve,kushtojuani handikapateve. TUNG.

    Përgjigju
  • Ana: 13/01/2020 17:12

    Ky eshte turp. Mallkuar qofshi o qelbesira. Populli vuan burg per drita e ju qe mashtroni me miliarda nuk u hyn gjemb ne kembe. Skandal skandal skandal. Basha i ka ber te gjitha te keqijat dhe del gjithmn i pafajshem

    Përgjigju
  • sapa: 13/01/2020 17:02

    Vendi i kusareve shqiperi vetem keshtu lajmesh do kete!

    Përgjigju
  • Shqipëtar në Emigrim: 13/01/2020 16:48

    Shqipëtar merrni leckat e ikni ikni sa më larg nga ai kolerë vend.. E them me shumë shumë dhimbje këtë gjë sepse si vendi yt stë bëhet asnjë në botë, por për të ardhmen e fëmijëve ikni sa nuk është shumë vonë. SHQIPËRIA NUK BËHET.

    Përgjigju
  • Timi: 13/01/2020 14:15

    Kjo eshte barazi e ligjit. Te pandehurit e tjere shkojne me nje kembe. Basha con avokatet. Salianji eshte per burg del akoma mban konferenca shtypi. Shqiperi te kam dhjere thoshte konica

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë