Lobimi i Berishës, 2.4 mln USD
për e-mail dhe dreka, ja kontratat

Lobimi i Berishës, 2.4 mln USD<br />për e-mail dhe dreka, ja kontratat
TIRANE- Zbulohen hollësi lidhur me kontratat e nënshkruara nga ana e qeverisë Berisha me grupin amerikan Podesta-Patton Boggs. Ky grup është përdorur nga ish-kryeministri për të “gjuajtur” përkrahje ndër pushtetarë dhe media në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet aktivitetit të lobimit. Kjo është bërë duke paguar nga buxheti i shtetit, pra nga paratë e taksapaguesve shqiptarë miliona dollarë. Dhe, rezultati i punës, sikurse del nga ajo çka është raportuar nga kompanitë në zyrën amerikane të taksave, ka qenë jo vetëm i pamatshëm, por edhe fizikisht i papërfillshëm. Janë dhënë miliona dollarë në këmbim të disa dhjetra e-mailave dhe janë paguar udhëtime, dreka, darka e komunikime telefonike për disa dhjetëra takime të kryera me personalitete amerikane, që nuk mund të thuhet me saktësi se sa janë ndikuar nga lobimi i bërë nga Patton Boggs apo Podesta Group. Po kështu, në shpenzime janë përfshirë edhe “hyrje-daljet” e punonjësve të kompanive në Shqipëri.
 
Kontratat
Kontratat me dy kompanitë amerikane të lobimit janë nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, që në atë kohë ka qenë Gjergj Lezhja. Që këtu mund të konstatohet shkelja e parë: një kontratë e tillë nuk duhej t’i fshihej gjykimit të publikut dhe opozitës, pra duhej të sillej në Kuvend për miratim apo për mendim, që të gjykohej se sa rezultative ishte. Kontrata me Podesta Group është lidhur në datën 4 prill 2012 dhe përmbante pagesën e 60 mijë dollarëve në muaj, shifër që paguhej një herë në tre muaj në shumën 180 mijë dollarë.

Pagesat e marra janë 180 mijë USD tarifa dhe 4.214 dollarë shpenzime për periudhën deri më 30 qershor të vitit 2012; 540 mijë USD tarifë dhe 7.610 USD shpenzime për periudhën deri më 31 dhjetor 2012, gjatë së cilës në Shqipëri kanë udhëtuar tre persona të kompanisë me qendrim 13-ditor dhe 360 mijë dollarë tarifë dhe 19.900 USD shpenzime si dhe tre persona të kompanisë qendrim 15-ditor në Shqipëri për periudhën deri në fund të
kontratës, pra deri më 30 qershor të këtij viti në vazhdim.

Në total, nga buxheti i shtetit janë paguar për gjithë periudhën për këtë kompani 1.564.995 dollarë amerikanë .
Për Patton Boggsin pagesat kanë qenë nga 55 mijë USD në muaj duke nisur nga 12 korriku 2010. Deri më 21 dhjetor 2010 janë paguar 275 mijë dollarë tarifë dhe 29.395 shpenzime të tjera; 330 mijë dollarë janë paguar për periudhën deri më 30 qershor 2011; 275 mijë të tjera tarifë dhe 24.973 USD shpenzime për periudhën deri në fund të atij viti dhe 1.340 USD rimbursime deri në fund të qershorit 2012.
 
Rezultati
Patton Boggsi raporton si punë të kryer gjatë viteve të kontratës rreth 50 takime me personalitete amerikane për lobim, ndërkohë që kë dërguar edhe 69 e-maila. Po kështu, dhjetra e-maila e takime janë kryer nga Podesta. Por, ndryshe nga kontrata aktuale, që po lidh qeveria me kompaninë britanike të mbikëqyrjes së Doganave, pagesa e së cilës matet me rezultatin e rritur të të ardhurave tatimore, në këtë rast nuk ka asnjë lloj kriteri, me të cilin, që në kontratë, qeveria shqiptare të kishte vendosur kushte matjeje të punës së bërë. Thjesht, kompanitë angazhoheshin të merrnin kontakte e të organizonin takime, të hanin darka e dreka që paguheshin nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë, të udhëtonin gjithashtu me paratë e tyre.

Objektivi i këtyre kontratave ishte dukshëm lobimi për imazhin e ish-kreut të Ekzekutivit përtej oqeanit, ku reputacioni i tij nuk ishte në lartësinë e duhur. Dhe, vetëm për këtë janë paguar 2.4 milionë dollarë. Ndërkohë, Patton Boggs ka marrë më se një herë edhe statusin e kompanisë konsulente për privatizime të mëdha, siç ishte rasti i shitjes së ARMO-s, etj.  
 
Pagesat
Në total, nga buxheti i shtetit janë paguar për gjithë periudhën në adresë të Podestës 1.564.995 dollarë amerikanë. Për Patton Boggsin pagesat kanë qenë nga 55 mijë USD në muaj, në total 950.647 USD
 
Synimi
Objektivi i këtyre kontratave ishte dukshëm lobimi për imazhin e ish-kreut të Ekzekutivit përtej oqeanit, ku reputacioni i tij nuk ishte në lartësinë e duhur. Dhe, vetëm për këtë janë paguar 2.4 milionë dollarë

faksimile, lobimet

 Shkrimi u publikua sot (27.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK