Lobimi i Tahirit, Maliqi: Nis lufta brenda PS-së, anti-KÇK-ja do të godasë opozitarët

Deputeti Lefter Maliqi në një intervistë për Report Tv u shpreh se Saimir Tahiri pas dënimit nga gjykata me lobimin në SHBA që ka filluar ka nisur luftën brenda llojit, pasi është i zhgënjyer nga kryeministri Edi Rama. "Mua më vjen mirë që ka filluar lufta brenda llojit dhe meqë mori këtë dënim kërkon të takohet me strukturat e SHBA-së, Saimir Tahiri ka një zhgënjim nga Rama dhe një luftë me Veliajn, ka filluar një përplasje mes palëve, ju shërben socialistëve. Jam i bindur, që kjo duhet pastruar dhe të vijnë figura të reja të PS-së. Është paguar 20 mijë euro" deklaroi ai.

Deputeti opozitar Lefter Maliqi e cilësoi si anti-kushtetues ligjin special kundër KÇK-së, ndërsa u shpreh se do të godasë opozitarët.  "Do të bëj një kallëzim për abuzim me detyrën për rastet konkrete, rastin e një të dënuari, rastin e të komanduarve, që gjashtë prej 10 muajsh punon te ministria e Drejtësisë por nuk është paraqitur asnjëherë. Burgjet janë kthyer KÇK me emërimet e paligjshme. Edhe sot Peqini ka dy mjekë dhe dy infermierë mangët. Më erdhi informacioni nga burgu ku më thonë se polici shkoi për ta zgjuar, e gjeti pa ndenja dhe e çoi në spital. Burgjet kanë mungesë të theksuar në personel për faj të një njeriu pa shkollë atje.

Kjo mungesë ka një domethënë se përse ndodh. Ka një denoncim nga një kosovar që me vendim gjykate duhet të kishte dalë por me një revokim të drejtorit të burgut mbahet për 18 ditë në burg. Kam kërkuar interpelancë edhe me Lleshajn për krimin në vend. Ligji mund të kishte kaluar shumë mirë në parlament, ju e patë që anëtarët e SPAK-ut ishin në resht me policët. Ligji do të godasë opozitarët dhe ata që nuk i binden qeverisë. Po të ishte për KCK duhet të fillonte nga ndërtimet me pastrim parash në Tiranë. Në momentin që marr detyrën njoh për 14 muaj të gjithë sistemin. Unë kam takuar të gjithë të burgosurit, ndërsa ky nuk e ka bërë. Unë kisha logjistikën, personelin dhe pjesën e financës, sepse për sigurinë janë drejtori, SHKB dhe policia. Në atë kohë shkeljet ishin shumë të vogla" deklaroi ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • WTF: 03/02/2020 15:11

    KCK do te godase kriminelet dhe te korruptuarit. Kur akuzon se do godase vetem opoziten, mos ndoshta po pranon pa dashje qe opozita eshte e korruptuar dhe kriminale?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro