Nga dorëheqja tek beteja ligjore, Tahiri kontratë 20 mijë euro me kompaninë e lobimit për të rilidhur 'urat e komunikimit' me SHBA

TIRANE - Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka angazhuar një kompani lobimi për të vendosur një urë komunikimi me komunitetin politik dhe atë të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’i informuar rreth të vërtetës së çështjes së tij si dhe për të hedhur poshtë akuzat mediatike, politike dhe të prokurorisë për përfshirje në trafik droge, të cilat u ‘shfrynë’ nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri, duke e shpallur fajtor vetëm për shpërdorim detyre. Tahiri ka kontraktuar kompaninë ‘Stone Strategic Solution (SIII)’ me seli në Bukuresh, kontratë e cila është raportuar te Departamenti i Drejtësisë, bazuar në legjislacionin e njohur si Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Jashtëm (FARA). Kontrata i ka kushtuar ish-ministrit të Brendshëm 20 mijë euro, të cilat i ka paguar paradhënie. Fushata e lobimit, sipas kontratës, do të zgjasë tre muaj (14 janar 2020 deri më 14 prill 2020), por nuk përjashtohet mundësia e zgjatjes së saj, kundrejt pagesave të tjera.

Më konkretisht, Tahiri kërkon të sqarojë pozicionin e tij, sa i përket dorëheqjes nga qeveria Rama si dhe betejës së tij ligjore, ku aktualisht është shpallur fajtor në shkallën e parë vetëm për shpërdorim detyre. Gjithashtu, sipas kontratës së lobimit, Saimir Tahiri synon që të ndërgjegjësojë personalitete të ndryshme politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjen e tij, duke iu referuar edhe deklaratave të bëra nga diplomatë të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Sipas Tahirit, deklaratat e diplomatëve mund të kenë ndikuar në vendimet e autoriteteve gjyqësore në procesin ku ai ishte i përfshirë. Në kontratë, mes tjerash, përmenden edhe “fushata e keqinformimit dhe pretendimeve të rreme në media, që në shënjestër kanë z. Tahiri”.

Po ashtu, Saimir Tahiri kërkon të theksojë se ai ka qenë për një kohë të gjatë një partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe burim informacioni për ta, lidhur me qeverinë, politikën dhe biznesin në Shqipëri dhe Ballkan. Kujtojmë që Ambasada Amerikane në Tiranë e konsideroi shkurajues dënimin e Tahirit vetëm për shpërdorim detyre, duke iu referuar akuzave të tjera të rënda të prokurorisë si “trafikim i narkotikëve” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Ndërkaq, në maji të 2018, një ditë pasi Gjykata e Apelit do të shqyrtonte kërkesën e Tahirit për heqjen e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’, ish-ambasadori amerikan Donald Lu tha se “Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve”.

Në këtë kuadër, kompania lobuese do të angazhohet me e-maile, telefonata, letra dhe mundësisht edhe takime me anëtarë të Kongresit, Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe komunitetin e Shërbimeve të Zbulimit, me qëllim që t’u jepet atyre dokumentacioni lidhur me problematikën e kësaj çështjeje në Shqipëri. Tahiri synon të ndërgjegjësojë këta faktorë edhe për faktin se gjykatat në Itali e kanë çliruar atë nga çdo akuzë, duke i nxjerrë ato të pabazuara. Kontrata e lobimit po zbatohet në një kohë kur Prokuroria për Krime të Rënda ka bërë ankimim në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë, e cila hodhi poshtë akuzat e rënda ndaj Tahiri, duke e dënuar vetëm për shpërdorim detyre. Ankimi paralajmëron zhvillimin e betejave të tjera në horizont nga Saimir Tahiri, tashmë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

( Kliko këtu ) Kërkesa e plotë e Tahirit

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 05/02/2020 00:12

    ARRESTOJENI kete qen plenash,,,drogmen,,legen..

    Përgjigju
  • sapa: 04/02/2020 09:28

    Nuk kishte nevoje "I Ndershmi" Tahiri te paguante para per mbrojtjen e tij!Ai eshte i lire!Pse duhet te beje merak?Pse duhet te paguaje 20 mije euro?

    Përgjigju
  • Thjesht: 03/02/2020 18:28

    Sajmiri ka prinderit prej vitesh qe i meren me biznes dhe nuk kishte nevoje te merrej me politike qe te behej i pasur.jane njerez te nderuar. Vetem nga sajmiri qe nuk vjen e keqja ctu besh atyre qe kan vrare e kan vjedhur popullin

    Përgjigju
    • LINZ: 03/02/2020 19:07

      mjelli i bardh te ben te pasur per nje muj ate qe bisnesi se ben dot per ter jeten o THJESHT

  • RILINDJA: 03/02/2020 13:49

    Po leket e lobimit ku i gjeti ky Saja se vajti kaq kohe dhe pa pune. Sa harxhon ky per qente qe i ka cift ne vit do kishte punesuar 10 familje te varfra...

    Përgjigju
    • Ofl: 03/02/2020 17:15

      Na doli dhe Saja si puna gjyqtarve qe i kan fitu leket ne bingo dhe dhurat nga te afermit, pastaj 1 njeri qe mendon se esht i paster nuk paguan qe ta pastrojn nga ...

    • ÇKÇ: 03/02/2020 14:26

      Ka prinderit biznesmena qe prej 91-shit

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen