Lobimi “rus” i Bashës/ Balla:
Ta hetojnë Prokuroria dhe FBI!

Lobimi “rus” i Bashës/ Balla:<br />Ta hetojnë Prokuroria dhe FBI!<br>
Kreu i grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar sot lidhur me akuzat e Partisë Demokratike kundër revistës amerikane Mother Jones, e cila kishte investiguar dhe kishte ngritur dyshime të forta lidhur me ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet shqiptare të 2017-s, duke paguar edhe lobimin e Lulzim Bashës në SHBA te Donald Trump.

Balla i bëri thirrje Bashës, që në vend që të suolmojë mediat amerikane, të dalë dhe të japë llogari për këtë skandal.

Për rastin në fjalë Balla i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet në bashkëpunim me FBI për ta zbardhur çështjen deri në fund.

Ja postimi i tij i plotë në Facebook:

Faktet e reja të nxjerra në dritë nga investigimi i Revistës amerikane “Mother Jones” dhe të ripublikuara sot në shumë media të tjera amerikane dhe në Europë, për financim të lobimit të Partisë Demokratike nga biznesmenë rusë, janë prova shqetësuese të një skandali të rëndë, i cili nuk mund të kalojë me një deklaratë “fletë-rrufe” të Partisë Demokratike, sot edhe dje.

Është e turpshme sjellja zyrtare e PD, e cila në vend që të sqarojë faktet për lidhje financiare me burime ruse, sulmon median amerikane.

Lidhur me përpëlitjen dhe akuzat qesharake të Partisë Demokratike, përgjigjia më e saktë dhe shteruese është reagimi i një prej gazetarëve të Revistës amerikane, zonjës Hannah Levintova, e cila sqaroi dje se:

“Artikulli është kryesisht i bazuar në dokumentat e plotësuara për Mbretërinë e Bashkuar dhe të formularëve zyrtarë të lobeve në Shtetet e Bashkuara për Departamentin e Drejtësisë dhe Kongresin.

Këto dokumente janë publikuar në shkrim. Akuzat se Mother Jones ka marrë para nga Edi Rama për ta publikuar këtë artikull janë absurde. Ne nuk pranojmë kurrë pagesa për një investigim, në çfarëdolloj forme qofshin ato dhe sigurisht që nuk e kemi bërë edhe në këtë rast.

Gjithashtu: Mother Jones është një uebsjat investigativ që ka fituar çmime për investigimet e tij dhe ka një sajt me 10 milionë lexues çdo muaj. Vitin e kaluar, ne fituam Çmimin Revista e Vitit dhe Çmimin Revista Kombëtare për raportimin më të mirë, nga Shoqata Amerikane e Botueseve të Revistave në Shtetet e Bashkuara.”

Prandaj Lulzim Basha dhe Partia Demokratike i detyrohen menjëherë shqiptarëve një sqarim të plotë të gjithë këtij skandali, të cilin e konsiderojmë tepër i rëndë.

Prokuroria duhet të zhvillojë një hetim gjithpërfshirës, në bashkëpunim me FBI-në dhe autoritetet britanike, për të zbardhur deri në fund përmasat e këtij skandali tepër të rëndë.

balla

Postimi i Ballës në Facebook, ku paraqitet edhe shifra e pagesës për lobimin e Bashës në SHBA

Ndërkohë, dje, një ndër reporteret e Mother Jones, Hannah Levintova, që ka investiguar për këtë çështje, në një reagim për Shqiptarja.com, i hodhi poshtë akuzat e PD-së se revista e saj kishte bërë një shkrim me pagesë të porositur nga Edi Rama, duke e quajtur absurd një pretendim të tillë.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan