Lobimi në SHBA me kompaninë 
ruse, Balla: Lulzim, sqaro publikun

Lobimi në SHBA me kompaninë <br />ruse, Balla: Lulzim, sqaro publikun<br>
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të një shkrimi investigativ në mediat amerikane, ku thuhet se me anë të kompanive të fshehta në pronësi të shtetasve rusë është financuar lobimi për Lulzim Bashën në SHBA, ku përfshihet dhe një foto me presidentin amerikan Donald Trump.

Balla i bën thirrje kreut të PD-së, Basha që të dalë menjëherë të sqarojë publikun për gropën e zezë në të cilën e ka futur partinë demokratike. 

Postimi i plotë i Taulant Ballës: 
Lulzim dil menjëherë dhe sqaro publikun për gropën e zezë ku e paske futur Partinë Demokratike! Zbardhen lidhjet e fshehta të Lulzim Bashës dhe të Partisë Demokratike me llogari bankare të dyshimta dhe kompanive të lobimit

Në një artikull investigativ të tre gazetarëve zbulohen fakte konkrete ku Partia Demokratike ka ofruar pagesa të kripura për promovimin e Lulzim Bashës, në SHBA. Siç konfirmon investigimi, Lulzim Basha kishte kontraktuar një lobist republikan dhe ish- ndihmës të fushatës së Donald Trump, i cili quhej Nick Mucin.

Kontrata mes Mucin dhe Partisë Demokratike është firmosur nga Lulzim Basha, për të promovuar Partinë Demokratike të Shqipërisë në muajt mars, prill dhe maj. Sipas kontratës, Muzin do të paguhej 25,000 dollarë gjatë këtij harku kohor për shërbimet që do të kryente. Pas pagesës Muzin kontaktoi Stephen Bannonin dhe disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë në emër të Bashës dhe vendosi që Lulzim Basha të intervistohej nga Breitbart News.

Në atë kohë, Shqipëria po kalonte një fushatë të hidhur politike. Për disa javë, PDSH e Bashës, e cila udhëhoqi opozitën, kishte protestuar kundër koalicionit qeverisës të kryesuar nga kryeministri Rama dhe Partia Socialiste. U fol që PDSH  dhe aleatët e saj do të bojkotonin zgjedhjet parlamentare të qershorit. Dukej se Shqipëria mund të shkonte në trazira serioze. PDSH ju kthye republikanëve në Uashington për ndihmë,” konfirmohet në hetimin e tre gazetarëve. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki