Lobimi rus i PD, anëtari i PD:Basha
të japë shpjegime, jo kundërakuza

Lobimi rus i PD, anëtari i PD:Basha<br />të japë shpjegime, jo kundërakuza<br>
Edvin Kulluri ka folur në studion e Report Tv për çështjet aktuale politike që kanë tërhequr vëmendjen.

Ai shprehet për Partinë Demokratike se ndodhet në ditët e saj më të zeza.

"PD po  harxhon energjitë me përçarjet brenda për brenda. Fëmijët marrin shembull nga babai, për këtë arsye PD po ecën në atë mënyrë", është shprehur ai.

Në lidhje me situatën e lobimit ai thotë se është ende e paqartë dhe se PD nevojitet të argumentojë juridikisht.

"Situata e lobimit është e paqartë. Revista Mother Jones që ka kryer investigimin është e majtë. Këtu ka një të vërtetë, PD ka pajtuar për t’u lobuar për interesat e saj në SHBA. Kjo çështje nuk i përket Partisë Socialiste por nëse ka nisur një hetim, Kryetari i Partisë Demokratike duhet të përgjigjet me argumenta të fohtë dhe juridikë e jo me kundërakuza", ka thënë Kulluri. 

Në lidhje me marrëveshjen për çështjen detare me Greqinë, Kulluri u shpreh se mungon transparenca nga ana e qeverisë shqiptare.

Nga momenti që Meçollari është përjashtuar  për mungesë besimi, si mund të këmbëngulë qeveria që ta mbajë? Pastaj, qeveria jonë ka treguar mungesë transparence, ndryshe nga qeveria greke”, ka përfunduar ai.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja