Lobimi rus, Rama-Bashës: Ç’janë
këta bamirës? Shko në prokurori
PS: Prokuroria të hedhë dritë mbi këtë ‘sallatë ruse’

Lobimi rus, Rama-Bashës: Ç’janë<br />këta bamirës? Shko në prokurori<br />PS: Prokuroria të hedhë dritë mbi këtë ‘sallatë ruse’<br /><br>
Kryeministri Edi Rama i kërkon sërish kryetarit të PD, Lulzim Basha që të shkojë dhe të rrëfehet në prokurori për lobimin rus në SHBA. E ndërsa Basha ka mohuar lidhjet me rusët, shefi i qeverisë shqiptare me ironi pyet “Ç’janë këta bamirës rusë që paguajnë pa të pyetur?”.  “Për këto para që “nuk i ke marrë”, por t’i kanë dhënë  tani është koha për t’u rrëfyer në prokurori.

Është koha për t’u rrëfyer në prokurori, sepse këtë herë është interesi i Shqipërisë dhe rruga e saj drejt BE. Lerë Edi Ramën se këtu e ke, po shko në prokurori
” shkruhet në videon e publikuar nga Rama. Gjithashtu kryeministri kërkon transparencë edhe për 100 shqiptarët që kanë dhënë kontribute për partinë Demokratike. ‘Po këta 100 shqiptarë bamirës që të kanë dhënë para e kanë fshehur dorën se cilët janë?” pyet Rama.

E ndërsa ngre pyetjen për Bashën se cilët janë këta bamirës rus, Rama ka publikuar pjesë nga intervista e kreut të PD-së Lulzim Basha ku flitet për një shumën prej 500 mijë dollarësh financim për partinë Demokratike. “500 mijë USD?! Nuk di gjë M’i kanë dhënë pa me pyetur!… Pa e ditur… Edhe sot s’e di!… 500 mijë USD të tjera akoma?!… Pa lidhje mor burrë… Jo, jo, pa asnjë lidhje!..”.

Investigimi i gazetës amerikane “Mother Jones” zbuloi se pas lobimit për Partinë Demokratike në SHBA deri te Presidenti Donald Trump qëndron Rusia duke ngjallur debat të fortë mes shumicës dhe opozitës në Shqipëri.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja