Lobimi rus/ Wall Street Journal diskrediton Bashën: Muzin loboi për një kandidat të dështuar politik

Lobimi rus/ Wall Street Journal diskrediton Bashën: Muzin loboi për një kandidat të dështuar politik

Lulzim Basha, kryetar i PD

Nick Muzin, lobisti i Bashës në SHBA është duke u përballur me një hetim nga Autoritet Federale dhe pritet në ditët në vazhdim arrestimin nga ana e FBI. Muzin, në deklarimin paraprak në Departamentin e Drejtësisë, deklaroi vetëm 25 mijë dollarë me prejardhje nga PD.

Në vijim, jashtë afateve të deklarimit, ai korrigjoi vetdeklarimin, duke treguar se kishte përfituar në të vërtetë 500 mijë dollarë, për të bërë fushatë për llogari të PD. Ashtu si Muzin, edhe ish-këshilltarit të Presidentit Trump, Michael Flynn është nën hetim, me firmën e lobimit “Muzin Capitol”, e cila sipas medias, njihet për shërbimin e saj ndaj Lulzim Bashës.

Fillimisht ishte Mother Jones ajo që gjurmoi kontratat e dyshimta të Bashës dhe financimet nga oligarkë rus. Pas publikimit të artikullit nga Mother Jones, shkrimi morri vemendjen edhe të shumë gazetave prestigjoze si NBC, The Washigton Post, The Hill etj.

Por jehona e këtij lobimi dhe këtyre transaksioneve të dyshimta vijojnë të zënë faqe të veçanta në prestigjozet botërore pasi ato përbëjnë një akt kriminal. Përmasat e këtij skandali u zmadhuan kur pjesë e tij ishte edhe ish-këshilltari i Trump për sigurinë Michaale Flynn.

Në vazhdën e deskriditimit që mediat amerikane i kanë bërë Bashës, e ku ky fundit nuk ka nguruar ti quajë të “blera”, ashtu siç deklaron rëndom kur nuk përballet dot me faktet, një tjetër media prestigjoze shkruan sot për Bashën.

Bëhet fjalë për "The Wall Street Journal" e cila raporton se Muzin dhe Allaham kanë ndihmuar një kandidat të dështuar politik në Shqipëri. Pra imazhi Bashës, edhe pas shumave marramëndëse të paguara nga PD, nuk kanë dhënë efektin që ai të quhet lider i “suksesshëm”

The Wall Street Journal shkruan:

Z.Muzin dhe Allaham kanë punuar së bashku edhe më parë për të ndihmuar një kandidat politik të dështuar në Shqipëri si dhe për një fushatë lobuese për shtetit e Gjirit Persik të Katarit.

Dyshja Muzin-Allaham përfunduan punën e tyre me Katarin muajin e kaluar, duke i ardhur në ndihmë familjes së saj mbretërore të krijonte lidhje me udhëheqësit hebrenj në Shtetet e Bashkuara dhe bashkëpunëtorët e Presidentit Donald Trump për të përmirësuar imazhin e vendit, bazuar kjo në ntervistat e Muzin dhe Allaham si dhe raportet lobuese të huaja të dorëzuara në Departamentin e Drejtësisë .

Askush nuk e njihte z. Flynn, thanë ata, por Allaham iu afrua për t’jiu bashkuar me firmën, sepse “përvoja e tij flet vetë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 13/07/2018 23:34

    Bashes ja kan bo menderin te gjithe...

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 13/07/2018 23:34

    Bashes ja kan bo menderin te gjithe...

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 13/07/2018 22:41

    Shal ngjitmi 7×7=42 është edhe më i poshtër se krimineli salhe . Ky njeri është edhe më armik për Shqiptarët se sa sërbi salhe . Mbase ZOTI vë dor për këta qelbësira . RROFT SHQIPRIA posht sali sërbi me shokët e tij plehra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin