“Kompania në fjalë ka mbështetur edhe më parë Shqipërinë dhe vazhdon të mbështesë ato që e bëjnë më të mirë vendin tonë. Fondet për pagimin e saj janë zero. Firma ka marrë një angazhim për standardet demokratike, zgjedhore dhe për dekriminalizimin pa faturë financiarë. Është një angazhim për çështje parimore”- u shpreh Basha.
Kujtojmë që Podesta është ndër kompanitë më të shtrenjta të lobimit në botë.
Vetëm në vitin 2013, ajo mori nga qeveria e Berishës rreth 1 milion euro, ndërsa tingëllon e çuditshme që këtë herë kontrata e tyre me Partinë Demokratike, të mos parashikojë asnjë parametër financiar.