Lojërat Olimpike, Michael Phelps
kthehet te fitorja, 5 medalje Ari

Lojërat Olimpike, Michael Phelps<br />kthehet te fitorja, 5 medalje Ari
Notari amerikan, Michael Phelps, vendosi që ta provonte edhe njëherë, pas humbjes një ditë më parë përballë notarit 21-vjeçar nga Singapori, Josep Schooling. Ai ia doli dhe u çimentua në mendjet e një gjenerate të re të fansave amerikanë të sportit.
 
31-vjeçari fitoi një medalje të artë – të pestën në këto Lojëra Olimpike dhe të 23-ën në përgjithësi – duke notuar në stilin flutur në garën 4x100-metra të dielën në mëngjes, që ishte edhe gara e tij finale në karrierën e tij, raporton Reuters.
 
SHBA mposhti Britaninë e Madhe dhe Australinë me kohë 3:27.95, që shënon edhe një rekord të ri Olimpik, për t’u stolisur me të artën.
 
Pas garës, Phelps tha se ishin skuadër e fortë dhe e mirë-koordinuar.
 
“Jam gati për diçka tjetër. Karriera ime në not mund të ketë përfunduar, por e kam të ardhmen përpara për ta kthyer faqen dhe të nis çfarëdo që dua. Nuk është përfundimi i karrierës, është fillimi i një rrugëtimi të ri”, tha ai.
 
Në Rio, Phelps ka arritur të fitojë pesë medalje të arta dhe një të argjendtë, duke u bërë Olimpisti më i dekoruar i të gjitha kohërave.
 
Medaljen e parë të artë, Phelps e fitoi në vitin 2000 si 15 vjeçar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron