Loja mbaroi zoti President, dole një humbës i madh

Loja mbaroi zoti President, dole një humbës i madh

Ilir Meta, president

Ilir Meta i ka dhënë fund de facto një loje që e nisi vetë me mosdekretimin si Ministër të Brendshëm të Sandër Lleshajt. Dje Presidenti ka firmosur dekretin për emërimin e Lleshajt si Ministër të Brendshëm, i paraprirë nga dekreti për ç'gradimin e tij nga titulli Gjeneral.

Nëse analizojmë të gjitha lëvizjet e Metës, nga momenti i parë në të fundit, nga vendimi pa një argument ligjor, te një argument interpretativ dhe në fund te vendimi që mbajti peng për ca kohë, përfundimi është se kjo lojë e nxori Presidentin një humbës të madh.

Fillimisht Meta deklaroi mosdekretimin duke pohuar se nuk kishte krijuar bindjen e plotë për figurën e Lleshajt. Kjo lëvizje e parë e Metës, në lojën që Edi Rama e quan lojë shahu, në momentet e para nuk kishte brenda asnjë fije rracionaliteti që mund ta justifikonte, përveçse inatit pse Lleshi i shkoi një ditë me vonesë në takimin në Presidencë.

Për një kohë të gjatë, Presidenti nuk e tregoi argumentin juridik për mosdekretimin e Lleshit, duke i bërë të gjithë të besojnë se bindjet e tij kishin prevaluar mbi parimet kushtetuese. Më pas vijoi me deklarimet e pamaturuara se ai nuk mund të emëronte këdo e kurdo, që të dëshironte qeveria, të cilat provonin se Presidenti, më shumë se sa me emrin e Sandër Lleshit, problemin dhe lojën e kishte me qeverinë dhe Kryeminsitrin.

Meta arriti deri aty sa t’i etiketonte si amatorë të gjithë ata, përfshirë edhe ekpertë të ligjit që ia thanë troç se me mosdekretimin kishte shkelur kushtetutën dhe pas shumë ditësh, pasi u përpoq të ngrinte një konflikt politik, vorbulla e të cilit përfshiu më shumë se këdo presidentin antikushtetues sipas opinionit publik, Meta vendosi të gjejë në moment të fundit një arsye për mosdekretimin.

Sipas tij, Sandër Lleshajn e pengonte statusi i ushtarakut aktiv për t’u bërë Ministër. Ndoshta Metës i ka ngjarë për një moment se me këtë lëvizje bëri “shah mat” në lojë, pa llogaritur që nevojitet një dekret presidencial që Lleshi të marrë sërish statusin e ushtarakut aktiv, pasi u lirua nga detyra nga Bujar Nishani dhe gjykata i dha të drejtë.

Përpos kësaj, ishte vetë Leshaj ai që i kërkoi presidentit që ta çdekretonte nga titulli i gjeneralit, vendim që Meta e mori vetëm dje, çka provon se çdo veprim që presidenti e ka menduar si një lëvizje dinake gurësh, dashur pa dashur, ia ka ngushtuar edhe më shumë mundësitë për fitore, sa më shumë që kjo lojë po i afrohej fundit.

Konkretisht, përse nuk e ç'gradoi nga titulli general, nëse kjo do të ishte pengesa e vërtetë për emërimin e Sandër Lleshajt, që në momentin e parë, por vetëm pasi iu rrëzuan të gjithë gurët e lojës, pasi i mbaruan të gjitha justifikimet dhe interpretimet, në kushtet e skadimit të afatit të dytë kohor për dekretimin?

Gjithsesi, ajo që dimë tanimë është se presidenti nisi një lojë politike, në të cilën po ai vetë do të zhbënte çdo lëvizje paraardhëse me vendimin final që duhej ta kishte marrë qysh në fillim, kur Kushtetuta ia kërkonte ta bënte.

Shkelja e parimeve kushtetuese, për hir të një loje ku të ndodh që të jesh aq i papërgatitur sa për t’u ngrënë kokën gurëve që i lëvize vetë, nuk mund të përfundonte tjetër veçse me humbje për ty, zoti President. Marrë nga Lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin