Tiranë- Kuvendi mblidhet në seancën e tretë parlamentare pa opozitën. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij argumentoi edhe njëherë arsyet pse duhet rrëzuar dekreti i Presidentit për kthimin për rishqyrtim të ligjit “për tatimin mbi të ardhurat” për lojërat e fatit. Sipas tij rrëzimi i këtij dekreti duhet bërë për të mbështetur sektorin e bujqësisë dhe sipërmarrësit.
“Ligji i të ardhurave ka ulur tatim fitimin nga 15 % në 5% për shoqëritë e shërbimit bujqësor. Kjo është një politikë fiskale e rëndësishme në ndihmë të sektorit të bujqësisë. Ne kemi ulur taksën për një gamë të gjërë biznesesh nga 8 në 11 milion xhiro nga 15 në 5% dhe kemi rritur një taksë atë të Lotarisë Kombëtare. Një qytetar që më dëgjon mua thotë se si ka mundësi që Presidenti e ka rrëzuar këtë ligj? Është kundër bujqësisisë? Është kundër biznesit? Jo. Unë besoj që në dekretin e Presidentit ka një keqkuptim, dikush e ka këshilluar gabim. Ajo që ne bëjmë këtu është e thjeshtë, ne rrisim tatim fitimin e Lotarisë Kombëtare nga 10 në 15%. Pra unifikuam taksimin, si mund ta linim ne të taksohej me pak... i gjithë debatitjetër është qesharak”
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj sqaroi edhe njëherë të gjithë qytetarët se nga 1 janari 2019 nuk do të ketë më në qytet kazino elektronike dhe se bastet sportive do të jenë në distancë 200 metra nga njëra-tjetra.
“Ne nuk kemi dhënë asnjë licencë të re për lojëra fati. Në 2013 kanë qenë 40 kompani të tilla, lulëzonin dhe i jepnin shtetit vetëm 23,7 mld lekë, ndërsa pas 2013 kemi vetëm 20 kampani dhe paguajnë 5,4 mld lekë. Ju kujtoj që nga 1 janar 2019 kazinotë elektronike do largohen nga qëndrat e banuara. Nuk ka asnjë shans të shtyhet ky afat. I kërkoj kompanive të përgatisin largimin nga qyteti dhe zonat e banuara”
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
Ministri u shpreh se e gjitha kjo bëhët për të frenuar qytetarët që të luajnë në këto baste sportive.
Ndërkohë që në rendin e ditës në seancën e sotme plenare, pritet të miratohet projektligji i dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit. Ndërsa të mbartura nga sesioni i kaluar janë ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe Kodi Rrugor që sërish pritet të shtyhen, pasi kërkojnë 3/5 e votave.
Deputeti i PS, Erjon Braçe, gjatë seancës së sotme në Kuvend ka folur për dekretin e presidenti mbi të ardhurat nga tatim-fitimi. Braçe theksoi se në vitin 2006 kur erdhi PD në pushtet tatimin e fitimit e bëri 0%, ndërsa për kompanitë 20%. Sipas Braçes PD i ka favorizuar lojërat e fatit dhe tashmë duhet të merren masa për ndalimin e të rinjve, të cilët frekuentojnë këto lojëra fati dhe pika bastes sportive.
Në tre raste qeveria ka vendosur të heqë dorë nga fitimet e bizneseve. Ndërsa presidenti pretendon se Kuvendi ka ulur tatim-fitimin mbi lojërat e fatit. Partia Demokartike ka akuzuar maxhorancëen se ka favorizuar lojërat e fatit. Barra fisklae nuk ka ndyshuar, është shumë e qartë që propaganda ështëe PD-së , nuk e bëjnë me ne. A kemi probleme meë lojërta e fatit? Kemi problmer në zbatimin e ligjit, 2 kemi probleme me moshën e personave që futen atje. Të rinj i gjen me tepri në pikat e basteve sportive.3 LIgjin përcakton ndalimin e reklamimit të lojërave të fatit në fasadat e tyre.
Erjon Braçe
un per lojerat e fatit shum i bindur ka tdrejt presidenti ti miratojne ndryshimet ashtu si i ka paraqitpresidenti se na moren n qafe
Përgjigju