Lojërat Olimpike, e mbyll pa medalje
notarja shqiptare Nikol Merizaj

Lojërat Olimpike, e mbyll pa medalje<br />notarja shqiptare Nikol Merizaj
Lojërat Olimpike për notaren shqiptare Nikol Merizaj zgjatën vetëm një minutë, pasi u eliminua nga “Rio 2016”.
 
Notarja e mbylli jashtë zonës së medaljeve garën, nuk mundi të kalonte në gjysmëfinale, pasi u rendit në vendin e 5 nga 8 notare në baterinë e parë në garën e 100 metrave stil i lirë.
 
Nikol Merizaj me kohën 59.99 sekonda la pas tre notare në baterinë e saj, por kjo nuk mjaftoi që të kualifikohej për më tej.
 
Në vendin e parë u rendit notarja nga Uruguai Ines Remersaro me kokën 57.85, ndërsa vendin e dytë dhe të tretë e zunë Ana Sofia Nobrega dhe Ftima Alkaramova. Megjithatë shqiptarja duhet të kënaqet me përmirësimin e kohës së saj në Lojërat Olimpike. 

Në renditjen e përgjithshme Nikol Merizaj zuri vendin e 43 nga 48 notare.
 
Deri tani kanë përfunduar garën përveç Nikol Merizajt edhe Evangjeli Veli dhe Briken Calja, ndërsa më datën 12 gusht do të garojë në stilin e lirë të 50 m Sidni Hoxha, ndërsa sytë për medalje janë të Luiza Gega.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron