Lojërat Olimpike 'Paris 2024', përjashtohen Rusia dhe Bjellorusia

Lojërat Olimpike 'Paris 2024', përjashtohen Rusia dhe Bjellorusia

Foto ilustruese

Skuadrat nga Rusia dhe Bjellorusia nuk do të marrin ftesa zyrtare për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm në Paris për shkak të agresionit të dy vendeve kundër Ukrainës, njoftoi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në një deklaratë.

Vendimi do të thotë që kur ftesat të bëhen për më shumë se 200 shtetë më 26 korrik 2023, një vit para fillimit të Lojërave Olimpike sipas ritualit, Rusia dhe Bjellorusia nuk do të përfshihen. Dënimi nga organizmat ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Rusisë dhe Bjellorusisë në "luftën e pakuptimtë" në Ukrainë u aplikua për herë të parë në shkurt 2022 , menjëherë pas fillimit të pushtimit tokësor në shkallë të plotë.

"Për të mbrojtur integritetin e garave sportive globale dhe për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve, EB i IOC rekomandon që Federatat Ndërkombëtare të Sporteve dhe organizatorët e ngjarjeve sportive të mos ftojnë ose lejojnë pjesëmarrjen e atletëve dhe zyrtarëve rusë dhe bjellorusë në garat ndërkombëtare", njofton Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Edhe pse të dy vendet nuk do të marrin ftesa për të marrë pjesë si ekipe, atletët individualë që mbajnë pasaporta nga Rusia ose Bjellorusia mund të mos ndalohen nga Parisi vitin e ardhshëm.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë

Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë