LONDËR – “Financial Times” publikon listën e reformave të qeverisë greke
LONDËR, 2 prill /ATSH-ANA-MPA/ – Masa që parashikohet të sjellin të ardhura buxhetore në 2015 nga 4,7 deri në 6,1 miliardë euro, përmban lista e re prej 26 faqesh që u ka dorëzuar qeveria greke kreditorëve, sipas gazetës ”Financial Times”. Paralelisht parashikohen shpenzime të reja me vlerë 1,1 miliardë euro – kryesisht për shkak të […]
/ATSH-ANA-MPA/ - Masa që parashikohet të sjellin të ardhura buxhetore në 2015 nga 4,7 deri në 6,1 miliardë euro, përmban lista e re prej 26 faqesh që u ka dorëzuar qeveria greke kreditorëve, sipas gazetës "Financial Times".
Paralelisht parashikohen shpenzime të reja me vlerë 1,1 miliardë euro - kryesisht për shkak të dhënies së pensionit të 13-të.
Sipas burimeve qeveritare, rezultati përfundimtar do të jetë rritja e suficitit primar. Përsa i përket PPB-së, parashikohet që sivjet të rritet me 1,4 për qind dhe 2,9 për qind në 2016.
Lista e masave për të ardhurat shtesë përfshin:
- Intensifikimin e kontrollit për transaksionet jashtë Greqisë dhe kompanitë offshore (synohen të ardhura nga 725 deri 875 milionë euro)
- Luftim i kontrabandës së karburanteve, duhanit dhe pijeve alkoolike (250 deri 400 milionë euro)
- Forcimin e legjislacionit për transaksionet brenda kompanive (40-60 milionë euro)
- Vendosjen e lotarisë për të stimuluar grumbullimin e faturave fiskale (270-600 milionë euro)
- Luftimi i mashtrimit tatimor në pagesën e TVSH-së (350-420 milionë euro)
- Përmirësim i aparatit të vjeljes së taksave (225-235 milionë euro)
- Rregullim i i ri për 100 këstet në shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit (300-400 milionë euro)
- Masa të ndryshme për rritjen e të ardhurave tatimore (414-450 milionë euro)
- Vendosje e taksës për reklamat televizive (50-70 milionë euro)
- Forcim i taksës së luksit për automjetet e mëdha, skafet dhe pishinat (20 milionë euro)
- Rishikim i Kodit të Tatimit të të ardhurave me heqjen e lehtësimeve tatimore (300-400 milionë euro)
- Luftë evazionit fiskal nga profesionistët e lirë dhe bizneset personale (20-30 milionë euro)
- Stimuj për shlyerjen e detyrimeve që kanë rezultuar pas kontrolleve tatimore me të ardhura 100-200 milionë euro. Gjobat dhe kamatat do të ulen me 35-50 për qind për gjithë sa do të pranojnë pagesën e gjithë shumës pa iu drejtuar proceseve gjyqësore
- Të ardhura nga veprimtari kulturore (5-10 milionë euro)
- Licensim i batit në internet (125-175 milionë euro)
- Tendere publike për dhënien e licensave mediave radio televizive (350-380 milionë euro)./
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
10%
Vota total: 3073
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24