Në Gjykatën Supreme në Londër është dorëzuar kërkesa për ligjshmërinë e vendimit të Kryeministrit Boris Johnson për pezullimin e parlamentit për pesë javë.
Çështja e shtruar në gjykatë nga ana e konservatorëve, do të mbrohet nga avokatja Gina Miller, e cili tashmë ka një fitore të rëndësishme në anën e saj, faktin që marrëveshja me Bashkimin Evropian duhet të aprovohet nga Parlamenti.
"Asnjë kryeministër nuk ka shkelur ndonjëherë ligjin deri në këtë pikë në 50 vitet e fundit," tha avokati Miller David Pannick në gjykatë.
Edhe pse kërkesa e Johnson për pezullimin e parlamentit u nënshkrua nga mbretëresha, Gjykata Supreme e Edinburgut tashmë e ka shpallur të paligjshëm, një vendim jo detyrues por që do të merret parasysh nga gjykatësit e Londrës
Gjykimi në fillim të kësaj jave
"Nëse sipas Gjykatës Supreme vendimi i kryeministrit ka qenë jolegjitim, do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të përmbushur kërkesat e gjyqësorit", siguroi avokati i shtetit, Lord Richard Keen.
Masa e Boris Johnson, e krijuar enkas për të ‘hequr qafe’ parlamentin nga loja për Brexit në 31 tetor, nuk ka qënë e mjaftueshme për të parandaluar Westminster të aprovonte një mocion që përjashton daljen pa një marrëveshje.
Çështja do të debatohet pas dy ditësh; aktgjykimi pritet në fillim të javës tjetër. Nëse kryeministri humbet, siç ndodhi me gjykatën skoceze javën e kaluar, deputetët mund të ktheheshin në Westminster para 14 tetorit.
Një tjetër moment pikant do të jetë nesër, kur ish-kryeministri John Major do të dëshmojë në Gjykatë. Është befasuese që një ish-kryeministër konservator i del në krahë Boris Johnson.
Çfarë është Gjykata Supreme Britanike?
Është shkalla më e lartë e gjykimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka fjalën e fundit për çështjet që prekin tërë popullatën.
Në Gjykatën Supreme janë gjithsej 12 gjykatës,por 11 do të vendosin për legjitimitetin e pezullimit të Parlamentit të kërkuar nga Boris Johnson. Shumica e thjeshtë në këtë rast do të jenë gjashtë anëtarë.
Pasi të merret vendimi, ata do të duhet të shkruajnë një memorandum për ta arsyetuar vendimin.
Simboli i Gjykatës Supreme është shkronja e fundit e alfabetit grek, omega, që do të thotë se është zgjidhja e fundit për qytetarin anglez.
Në krahasim me Gjykatat e tjera Supreme në botë, ajo britanike nuk ka fuqinë të anulojë vendimet e hartuar nga Parlamenti, sepse Dhomat në sistemin anglez janë sovrane.