LONDËR, 22 mras /ATSH-ANSA/ - Të paktën nëntë mjekë dhe studentë mjekësie kanë ikur në Siri për të punuar në zona të kontrolluara nga ISIS-i, njoftoi BBC online.
"Grupi, të gjithë rreth të 20-ave, studionin në Sudan dhe mund të kenë mbërritur në Siri më shumë se një javë më parë", thotë BBC.
"Ata u kanë dërguar mesazhe prindërve të tyre duke u shpjeguar se duan të bëhen vullnetarë për të ndihmuar sirianët", shton ajo.
Megjithatë, një prej prindërve thotë se uron që vajza e tij dhe kolegët e saj të jenë ende në Turqi, pasi sinjalet që vinin nga celulari i saj tregonin se ajo gjendej në territor turk, pranë kufirit me Sirinë./ a.jor.







