LONDËR – Skandal lobimi në Westminster, të dyshuar dy ish-ministra të Jashtëm

LONDËR - Ish-ministrat e Jashtëm britanikë, Jack Straw dhe Malcom Rifkind janë nën akuzë me dyshimin se kanë shfrytëzuar postet e tyre të privilegjuara për të favorizuar kompani private në shkëmbim të parave, njoftoi sot media britanike pasi gazetarë të infiltruar nga gazeta "Daily Telegraph" dhe "Channel 4" i kanë filmuar në ndërkohë që pranonin para për akses në zyrat e pushtetit.
Dy politikanët, njëri laburist dhe tjetri konservator, mohuan të kenë kryer ndonjë lloj krimi.
Në filmime, Straw tregonte se si kishte arritur të vepronte i fshehur dhe të përdorte influencën e tij për të ndryshuar rregullat evropiane në favor të një kompanie që e paguante 60 mijë stërlina në vit.
Ndërkohë, Rifkind mburrej gjatë filmimeve se kishte mundësi t'i krijonte gjithkujt kontakte me cilindo ambasador britanik në botë dhe se paga e tij për vetëm gjysmë dite pune ishte rreth 5 - 6 000 stërlina./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!