Londra në festë, Princi Harry i jep
fund beqarisë,ja kur do kemi dasmë 

Londra në festë, Princi Harry i jep<br />fund beqarisë,ja kur do kemi dasmë <br>
Londra është e gjitha në festë këtë të hënë për shkak të fejesës së Princ Harry-t me aktoren amerikane, Meghan Markle. Princ Harry është njëri prej trashgimtarëve të fronit mbretëror në Britaninë e Madhe.

Në një deklaratë nga Clarence House, rezidenca zyrtare e Princit Charles të Uellsit, që është edhe babai i Princit Harry, është njoftuar se Harry dhe Markle janë fejuar në fillim të këtij muaji në Londër. Në deklaratë, theksohet se dasma e çiftit do të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm dhe se pas martesës çifti do të banojë në rezidencën zyrtare Kensington.

Gjithashtu, transmetohet se edhe Mbretëresha Elizabeta e Dytë ka përshëndetur zhvillimin në fjalë dhe i ka uruar lumturi çiftit. Harry është trashëgimtari i pestë i fronit dhe është djali i dytë i Priceshës Diana, e cila humbi jetën në një aksident rrugor në vitin 1997 në Paris.

Çifti i famshëm i pallatit mbretëror do të flasin mbrëmjen e sotme në televizionin kombëtar të Britaninë e Madhe, ku do të zbulojnë për herë të parë ‘sekretet’ e marrëdhënies së tyre. 33-vjeçari Harry zbuloi lidhjen e tij një vit më parë, pas një lidhjeje të fshehtë për rreth gjashtë muaj me 36-vjeçaren Meghan, së cilës i propozoi dhe për martesë.

Lajmi për martesën e princit ngazëlleu së tepërmi dukën dhe dukeshën e Kembrixhit. “Jemi shumë të lumtur për Harry dhe Meghan. Ishte e mrekullueshme të shikonim sa të lumtur ishin ata”, tha babi i harry, Princi Charles. Nga ana tjetër, edhe prindërit e Meghan u shprehën të lumtur për këtë lidhje, teksa e panë atë si një burim të madh gëzimi. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool