Loredana Zefi reagon për herë të parë pas akuzave për kërcënim dhe zhvatje parash, çfarë kërkon (FOTO)

Loredana Zefi reagon për herë të parë pas akuzave për kërcënim dhe zhvatje parash, çfarë kërkon (FOTO)

Emri i reperes Loredana Zefit, partneres së Mozzik, është lakur në median zvicerane si e përfshirë në një ngjarje kriminale.  Në media thuhet se Loredana është akuzuar nga një çift zvicerian për shantazh dhe zhvatje parash. Ndërsa ditën e djeshme një tjetër akuzë ndaj saj u bë publike nga "20 minuten", pasi një ish-mikeshë e saj e akuzonte se ajo e kishte vjedhur. Po në ditën e djeshme, në media është publikuar një foto e reperes së bashku me Mozzikun në aeroport. Dyshja ishte nisur për në Kosovë dhe arsyen e ka bërë të ditur Loredana në reagimin e saj të parë pas skandalit.

“Ju ftoj që sot, më datë 10.05.2019 (e premte) në orën 12:00 në hotelin Emerald në Prishtinë, të vini në një konferencë për mediat, ku unë do të jem me avokatët e mi, Tom Gashi dhe Artan Sadiku, për të sqaruar të vërtetën lidhur me publikimet në media të ditëve të fundit dhe lidhur me atë që ka ndodhur në të vërtetë në rastin në Zvicër,” –shkruan ajo në Instastory.

1/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate