Vangjeli: 25 Prilli ishte stoli që u hoq teksa PD kishte litarin në fyt! Do të kemi një parti përtej Bashës dhe Berishës

Për analistin Lorenc Vangjeli, përçarja e Partisë Demokratike nuk nisi kur Sali Berisha u përjashtua nga Grupi Parlamentar, por që në humbjen e 25 Prillit 2021.

Në emisionin “Kontrast’, Vangjeli tha se ishte pikërisht mungesa e një fryme që Lulzim Basha nuk arriti ta krijonte dot, ajo që ka sjellë edhe situatën ku PD gjendet sot.

“Shaku nuk është 9 shtatori, por 25 prilli. Problem nisi kur u kuptua që vetë 25 prilli ishte vetëm stoli që iu hoq nën këmbë PD-së, ndërkohë që partia ishte me laku në fyt.

PD është e vërtetë që nuk është parti e organizimit, si kundërshtari i tyre Partia Socialiste, që shquhet për struktura e organe. Por PD njihet për frymën që krijon. Pra në pushtet nuk ka ardhur ndonjëherë nga strukturat, por nga fryma që sillte lidershipi. Kjo frymë që iu mungoi solli qendrimin në opozitë për kaq e kaq vite” – tha Lorenc Vangjeli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
Një vit pas zgjedhjeve të 25 Prillit/ Vangjeli: Në katin e dytë të selisë blu u hapën shishe shampanje! Do të kemi një PD përtej Bashës dhe Berishës

 

Një vit pas zgjedhjeve që i dhanë Edi Ramës mandatin e tretë, analisti Lorenc Vangjeli solli detaje në emisionin “Kontrast” në Report TV.

Në panel me gazetarin Denis Minga dhe të ftuarin Edmond Spaho, Vangjeli tha se sot Partia Demokratike është në pikën e saj më të dobët dhe se prej saj pritet ringritja.

Sipas tij, shqiptarët do të kenë një PD pa Lulzim Bashën, por edhe pa Sali Berishën.

“U hapën disa shishe shampanje fitoreje nga të gjithë ata që e panë zotin Basha në një moment të caktuar si përgjegjësin e thikës që do të ndante tortën e fitores. Por diku pas mesnatës u kuptua që ishte humbur sërish. PD sot është sërish në pikën e saj më të dobët, por ky nuk është një lajm i keq. Sepse e ndodhur në këtë pikë, ringritja është opsioni i vetëm. Dhe ringritja duhet të ndodhë për të mirën e Shqipërisë. Madje për të ka nevojë edhe vetë Edi Rama. Nuk ka rrugë tjetër dhe ndryshe nga çfarë thuhet për partitë e saj simotra në Europë që janë ndarë rrugës, PD është një rast i veçantë në këtë histori. Është parjashtimi që përforcon rregullin, por unë besoj se do kemi një PD përtej Bashës dhe Berishës, që janë shfaqur deri më sot si aleatët më të mëdhenj të Edi Ramës” – tha Lorenc Vangjeli.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lsr: 25/04/2022 22:30

    Problemi eshte qe Pd-ja ka marre fund me kohe,por nuk doni ta pranoni edhe ju "analistet" e banaqeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë