Një vit pas zgjedhjeve të 25 Prillit/ Vangjeli: Në katin e dytë të selisë blu u hapën shishe shampanje! Do të kemi një PD përtej Bashës dhe Berishës

 

Një vit pas zgjedhjeve që i dhanë Edi Ramës mandatin e tretë, analisti Lorenc Vangjeli solli detaje në emisionin “Kontrast” në Report TV.

Në panel me gazetarin Denis Minga dhe të ftuarin Edmond Spaho, Vangjeli tha se sot Partia Demokratike është në pikën e saj më të dobët dhe se prej saj pritet ringritja.

Sipas tij, shqiptarët do të kenë një PD pa Lulzim Bashën, por edhe pa Sali Berishën.

“U hapën disa shishe shampanje fitoreje nga të gjithë ata që e panë zotin Basha në një moment të caktuar si përgjegjësin e thikës që do të ndante tortën e fitores. Por diku pas mesnatës u kuptua që ishte humbur sërish. PD sot është sërish në pikën e saj më të dobët, por ky nuk është një lajm i keq. Sepse e ndodhur në këtë pikë, ringritja është opsioni i vetëm. Dhe ringritja duhet të ndodhë për të mirën e Shqipërisë. Madje për të ka nevojë edhe vetë Edi Rama. Nuk ka rrugë tjetër dhe ndryshe nga çfarë thuhet për partitë e saj simotra në Europë që janë ndarë rrugës, PD është një rast i veçantë në këtë histori. Është parjashtimi që përforcon rregullin, por unë besoj se do kemi një PD përtej Bashës dhe Berishës, që janë shfaqur deri më sot si aleatët më të mëdhenj të Edi Ramës” – tha Lorenc Vangjeli.


Lajmi kryesor:

Vangjeli: 25 Prilli ishte stoli që u hoq teksa PD kishte litarin në fyt! Do të kemi një parti përtej Bashës dhe Berishës


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë