Lori Hoxha shpjegon operacionet
plastike: Nuk kam lindur kështu

Lori Hoxha shpjegon operacionet<br />plastike: Nuk kam lindur kështu
Lori Hoxha u ka dhënë njëherë e mirë shpjegim pyetjeve rreth operacioneve që ajo ka bërë.
 
Hoxha është shprehur se dëshiron të dihet se ajo ka bërë ndërhyrje pasi nuk është e drejtë që vajzat e vogla të rriten me idenë e perfeksionit megjithatë ka refuzuar t’i tregojë ato konkretisht.
 
“Unë mund të rri të them që kam lindur kështu por nuk do ta bëj se nuk është e drejtë sepse nuk dua që ato vajzat e vogla që rriten të mendojnë se Lori është perfekte. Nuk dua kurrë që të mendojnë kështu por as të them se unë kam bërë këtë gjë, sepse nuk dua të ndikohen nga një vendimi im për të bërë gjërat që duan të bëjnë në jetën e tyre”, është shprehur Lori.

Lori gjatë intervistës së saj në In Tv është shprehur se kushdo është i lirë të bëjë çfarë të dojë me trupin e tij, mjafton të jetë i lumtur.
 
Njeriu është i lirë të bëjë çfarë të dojë në jetën e vet, sidomos në trupin e tij nuk ka pse të vendosë askush tjetër kështu që nëse duan të ndryshojnë diçka te vetja le ta bëjmë nëse i bën më të lumtur”, u shpreh ajo. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron