Los Angeles, del në shitje për 6.9 mln
dollar shtëpia e Marilyn Monroe 

Los Angeles, del në shitje për 6.9 mln<br />dollar shtëpia e Marilyn Monroe 
Del në shitje për 6.9 milion dollar shtëpia e Marilyn Monroe, ku aktorja gjeti vdekjen tragjikisht nga overdoza.

Prona në Los Angeles ku Marilyn Monroe u gjet e vdekur në vitin 1962 është përsëri në shitje.

Vila ka katër dhoma gjumi, tre banjo, një hapsirë prej 2.624 metra katrorë dhe vjen me pishinë, korije me agrume dhe shtëpi për mysafirët.

Shtëpia u shit së fundmi në nëntor 2012 për 5.1 milionë dollarë.

"Është absolutisht një oaz në zemër të një prej lagjeve më të mira në Los Anxhelos", tha në një deklaratë agjentja e shitjeve, Lisa Optican.

Monroe e bleu pronën, të mobiluar pjesërisht, disa muaj para vdekjes së saj për 75 mijë dollarë dhe nuk arrit ta shihte kurrë të mobiluar plotësisht pavarësisht se shkoi në një udhëtim në Meksikë, për të blerë çdo mobilje dhe çdo gjë që do kompletonte shtëpinë e saj.

Monroe vdiq nga një mbidozë me pilula gjumi më 5 gusht 1962. Ajo u zbulua nga psikiatri i saj i shtrirë me fytyrë poshtë në shtratin e saj duke mbajtur një telefon në dorë.

[gallery]21989[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Escobar e ‘Dosja Britanike’, Berisha-Meta jo më deputetë?!

Mesazhi i Escobar e ‘Dosja Britanike’, Berisha-Meta jo më deputetë?!