Zjarrfikësit në Los Angeles janë duke u përballur me një zjarr masiv në Luginën Apple e cila shtrihet rreth 140 kilometra në lindje të vendit. Në zonë është urdhëruar evakuuimi i detyrueshëm i zonës pasi zyrtarët paralajmërojnë përhapjen e flakëve dhe mos vënin e tyre ende në kontroll. Rreth 100 ndërtesa janë përfshirë nga flakët që po përhapen me shpejtësi nga era e fortë.