“Ti je shumë i fortë, je i zoti i vetes o shok, mos u mërzit për asgjë. U tregove tamam burrë dhe mbajte fjalën. Je shumë i fortë, shpirti im. Mos ki merak për asgjë se të gjitha problemet që kemi pasur jashtë i kam zgjidhur”, këto ishin fjalët e para që Romeo me lot në sy dhe emocion i tha vëllait të tij binjak, Donald, i cili prej kohësh është pjesë e “Big Brotherit”.
Momenti emocionues i ritakimit të vëllezërve ka emocionuar të gjitha shqiptarët mbrëmjen e djeshme, pasi siç kanë thënë edhe ata kanë një lidhje shumë të ngushtë me njeri-tjetrin dhe bëjnë çdo gjë bashkë në jetë.
Romeo këshilloi vëllain e tij mos të shqetësohet dhe ndjekë zemrën.
Ditën e djeshme u përfol se Romeo do të hynte në shtëpinë e “Big Brotherit” për të zëvendësuar Donaldin dhe ashtu ndodhi, por vetëm për pak minuta, pasi shumë shpejt, banorët e dalluan dhe “kurthi ra”.
Ki mendjen dhe ti Nard Ndoka dhe ti burre je, kujdes dhe gruan, ne vlonjatet keshtu e kemi...
Përgjigju