LOZANË - Negociatorët ndërkombëtarë, në rreshtin e parë të të cilëve ndodhen amerikani John Kerry, sekretar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe iraniani, Mohammad Javad Zarif, ministër i Jashtëm i Republikës Islamike, gjenden sot në Lozanë për arritjen e një marrëveshjeje për çështjen bërthamore iraniane, nën një klimë tensioni që sa vjen e shtohet duke qenë se po afron dhe data e afatit të fundit, 31 marsi.
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, para mbërritjes së John Kerryt në Zvicër, deklaroi se ka shumë mundësi të arrihet një rezultat përfundimtar në lidhje me këtë çështje, para përfundimit të afatit.
"Ne jemi plotesisht të bindur se mund te arrijmë në një marrëveshje para përfundimit të afatit. Ne shohim një mënyrë për ta arritur këtë para datës 31 mars", theksoi ai.
Protagonistët kryesorë të kësaj çështjeje shumë delikate, sekretari amerikan i Shtetit dhe homologu i tij iranian, kanë mbërritur sot në mëngjes në Zvicër, në më pak se një javë që prej negociatave intensive të mëparshme në
Gjenevë.
Drejtuesit politike të vendeve të tjera që janë të përfshirë në këto negociata, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina gjithashtu do t'i bashkohen homologëve të tyre sot në Lozanë.
Kerry dhe homologu i tij iranian janë nën presion për të arritur një marrëveshje përfundimtare, ose të paktën një marrëveshje në parim, që do t'i japë atyre mundësinë e duhur për t'u përballur me "skifterët" të cilët kalojnë lirisht nga Uashingtoni në Teheran, duke kaluar nëpër Paris, Izrael dhe në vendet e Gjirit duke kundërshtuar çdo kompromis.
"Të gjithë janë kundër arritjes së një marrëveshjeje me detyrim, po nuk po shoh asnjë alternativë të besueshme dhe reale në tavolinë dhe nuk kam parë asnjë ta bëjë një gjë të tillë", deklaroi Kerry para nisjes në Lozanë.
Edhe ministri britanik i Punëve të Jashme, Philip Hammond paralajmëroi në një fjalim të shkurtër në Londër se nëse nuk arrihet një marrëveshje për këtë çështje, kjo do të thotë se do të kemi një "paqëndrueshmëri shumë të madhe në Lindjen e Mesme, me perspektiven e një gare të armëve bërthamore në rajon"./ATSH/
/Shqiptarja.com