Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif filluan sot një takim dypalësh në përpjekje të zhbllokimit të negociatave për programin bërthamor iranian, njoftoi një zyrtar amerikan.
Dy krerët, të angazhuar personalisht në këto negociata, ndodhen në Lozanë që prej shtatë ditësh në kuadër të negociatave intensive për arritjen e një kompromisi historik për çështjen bërthamore iraniane, ndërkohë që çështje të rëndësishme vazhdojnë të pengojnë arritjen e një marrëveshjeje.
"Pas një jave diskutimesh maratonë, negociatat për programin bërthamor iranian vazhdojnë të jenë të bllokura për pika kyçe edhe pse janë shënuar progrese", sipas delegacioneve./
/atsh/
/Shqiptarja.com