Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shprehet e sigurt se vitin tjetër Shqipëria nuk do drejtohet nga i njëjti pushtet. Në mbyllje të kampit të LRI, Kryemadhi tha se të rinjtë që shkuan në Jalë kanë bërë të gjithë testin anti Covid.

LRI mbyll kampin veror në Jalë. Në fjalimin përshëndetës, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u siguroi të rinjve se vitin e ardhshëm Shqipëria do të jetë e lirë nga ky pushtet, ndërsa e cilësoi LSI-në si partia e të rinjve.

 “Ju jeni energjia e LRI-së dhe e LSI-së. Ne shquhemi si partia e të rinjve e duhet ta zhvillojmë më shumë këtë prirje. Ne në këtë periudhë i kemi mbijetuar një tensioni, është një hir i Zotit që ua ka dhënë juve. Zoti ka dhënë bekimin të jetojmë në mes të tokës. Jemi shumë të pasur se kemi popullatën më të re që do jetë një armë e fuqishme për të pasur një atdhe më të mirë. Vitin tjetër do e bëjmë kampin më të madh sepse Shqipëria do jetë e lirë dhe drejt në rrugën BE-së”, tha Kryemadhi.

Duke marrë në konsideratë grumbullimin e madh në kohë pandemie, Kryemadhi i siguroi të gjithë skeptikët se të rinjtë e kanë kryer testin e Covid-19 dhe kanë rezultuar negativë.

 “Sot 80% e anëtarëve të kampit, që po e deklaroj publikisht janë 160, që janë të testuar për virusin Covid-19 dhe për arsye jo se janë negativë. Është një fitore shumë e madhe për LSI që në këta 160, në të gjitha takimet që kemi bërë, Floida mund të më ndihmojë sa ka qenë numri i telefonatave që të gjithë ju keni bërë dje me shokët tuaj të cilët u kanë premtuar votën për LSI, por jo vetëm votën edhe angazhimin e tyre, por mbi të gjitha shoqërinë e tyre", u shpreh Kryemadhi.

Dhjetëra të rinj të LRI mblidhen çdo vit në kampin e Jalës në jug, duke e kthyer tashmë në traditë të partisë LSI.

Monika Kryemadhi gjatë mbylljes së kampit të LRI-së në Jalë