LSI,Brahimllari:Qeverisja nevojë për
përmirësim, për koalicionin ka kohë

LSI,Brahimllari:Qeverisja nevojë për<br />përmirësim, për koalicionin ka kohë
Nënkryetari i LSI Endrit Brahimllari është propozuar nga Ilir Meta për të qenë sekretari i ri i përgjithshëm i LSI në votimet që do të mbahen në konventën zgjedhore të kësaj force politike.

Duke folur në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga në Report Tv, Brahimllari tha se filozofia e LSI mbështetet tek forca e rinisë dhe për këtë arsye kandidatura e tij nuk përbën një risi. e Ndërsa për zhvillimet politike Brahimllari tha se qeverisja ka nevojë për përmirësim ndërsa përsa i përket të ardhmes se koalicionit me PS ai shtoi se do jenë strukturat e LSI që do ta vendosin në kohën e duhur.

Ai shtoi se në LSI nuk ka luftë brezash por debat konstruktiv për të punuar në grup.Ilir Meta ju ka propozuar për sekretar të përgjithshëm të LSI. Besoj që është një pozicion që do të konfirmohet sepse propozimi vjen nga Meta. A përbën një sfidë për ju ky propozim?

Ne vijmë në këtë konventë pas një procesi zgjedhjesh në parti. Mbyllëm me sukses zgjedhjet për kreun e LSI. Ajo që duhet vlerësuar janë zgjedhjet brenda LSI. Unë do të veçoja zgjedhjet për delegatë, që janë zgjedhur me parimin një anëtar një votë.

Sa delegatë do jenë gjithsej në Koventë?
Do jenë gjithsej 3100 delegatë. 

Ju aplikoni brenda partisë, votimin dhe numërimin elektronik. Po për t’u aplikuar në shkallë vendi në zgjedhjet e përgjithshme a jeni dakort?

LSI e ka sjellë modelin e saj duke aplikuar brenda partisë votim dhe numërim elektronik. Kjo do e bëjë procesin akoma më transparent. Kjo nuk është risi pasi ne e aplikojmë për herë të dytë votimin dhe numërimin elektronik. 

Ka hapësirë për abuzim në këtë proces?
Nuk mund të ketë abuzim, pasi ndiqet në kohë reale. Nuk ka mundësi për t’u abuzuar, pasi është transparent si proces. Ky nuk është model që e bëjmë për herë të parë, vjen si model nga vendet e zhvilluara. 

Le të rikthehemi edhe njëherë tek propozimi i Metës për sekretar të përgjithshëm?
Brenda LSI nuk janë të rëndësishëm emrat në strukturat drejtuese. Luan Rama ka bërë një punë model si sekretar të përgjithshëm. Nuk është risi për sa i përket modelit. Ajo çfarë ka rëndësi është përgjegjshmëria e drejtuesve në realizimin e detyrave të tyre. 

Doja të këmbëngulja tek pozicioni i sekretarit të Përgjithshëm, kur bën një krahasim me sekretarin e përgjithshëm të PS Gramoz Rucin , si ju duket sfida, pasi ai ka më shumë eksperiencë? E keni pranuar me dëshirë propozimin e Metës?

Unë mendoj që nuk dallim mes partive politike sepse nuk e bëjnë thjesht emrat por edhe historia që kanë pasur. LSI në filozofinë e saj mbështetet fort tek rinia, dhe gjithmonë është mbështetur, kështu që nuk është çudi që në kupolën drejtuese të jenë të rinj. 

Më lejoni të flas për këtë frymë të re në LSI, ka një perceptim se Meta vendos qëllimisht në pozita të larta të rinjtë pasi është më komod me ta sesa me gardën e vjetër. Si i gjykoni ju këto zëra? 
Unë ju siguroj që në LSI ka debat konstruktiv, ne debatojmë. Unë nuk e shikoj luftë brezash por përgjegjësi për të punuar në grup. Filozofia e LSI-së është të qënit të gjithë në ekip në harmoni. 

Ka xhelozi në LSI për ngjitjen tuaj kaq të shpejtë në strukturat më të larta të partisë?
Kjo është një përgjegjësi më e madhe për mua. Ky është një vlerësim që ju bëhet të rinjve dhe të rejave. Ju kujtoj që LSI ka qenë gjithmonë ndaj këtij mendimi. Kejdi Mehmetaj u bë deputete kur ishte vetëm 19 vjeç. Kjo është një filozofi që e ka gjenezën që në krijimin e saj. 

Muaji dhjetor është i rëndësishëm pasi do përcaktojë edhe vijimin apo jo të koalicionit. A duhet të vijojë LSI koalicionin me PS?
Ky nuk është vendimi im. Ky vendim i përket konventës të LSI-së. Nesër në logjikën time në konventë do të ketë një debat konstruktiv edhe për qeverisjen. 

Cili është gjykimi juaj për qeverisjen?
Unë gjykoj që qeverisja ka nevojë për përmirësim, për ritëm. Asnjëherë ne nuk mund të kënaqemi me atë që kemi në këto momente. Ky është gjithmonë një virtyt i politikanit. Pritshmëritë tona janë gjithmonë më të mëdha. 

Asnjë nga ministrat nuk është në kupolën drejtuese të LSI, është e qëllimshme kjo ndarje apo është spostim i ministrave?
Është një vendim i LSI-së pasi ministrat duhet t’i përkushtohen drejtimit të vendit. Për sa i përket funksioneve të brendshme të partisë për t’i shërbyer më shumë LSI-së garojnë të tjerët. Kjo krijon gjithashtu edhe një peshore mes funksioneve. Në LSI përfaqësohesh në mënyrë dinjitoze nëse arrin rezultate jo vetëm në LSI, por edhe në atë vende ku ne punojmë. 

Dy prej kandidatëve për kreun e LSI deklaruan në fushatë se ka ardhur koha që kryeministri të vijë nga LSI, ishte qëndrim që gjeti terren në LSI apo ishte për qëllime fushate të dy kandidatëve në fjalë?
Ishte pjesë e fushatës elektorale të tyre. Në një parti politike edhe kjo % merr vlerën e tyre. Ata ashtu e ndërtuan fushatën. Ata i hodhën tezat e tyre. 

A duhet LSI të vazhdojë koalicionin me PS-në?
Ky vendim do merret në kohën e duhur. Ky është një vendim që marrin strukturat e LSI. Ajo çfarë mund të them është që ne po punojmë fort, dhe nuk do lëkundemi në objektivat tonë. 

Pse ky hezitim nga Meta dhe ju për t’u prononcuar në lidhje me qeverisjen?
Për ne më e rëndësishme është funksionimi pozitiv i strukturave të LSI dhe puna e LSI në parlament, me përmirësime ligjesh. Ne nuk kundërshtojmë ligjet por ne duam t’i përmirësojmë cilësinë e ligjeve. LSI ka një analizë të fortë në këto 3 vite. Ne i shërbejmë vendit duke përmirësuar projektligjet, ne i shërbejmë vendit me një performancë të lartë. Ne do të japim kontributin më të lartë pasi ne nuk jemi pengesë në qeverisje. Linja e LSI është e drejtë dhe në shërbim të qytetarëvë. 

Cili është objektivi në 2017-ën? Ju keni 20 mandate, sa keni synim të arrini?
Unë nuk them numra për mandatet.Fokusi aktualisht nuk është tek numrat por të përmirësimi i LSI-së dhe strukturave, për t’i shërbyer vendit. 

Reforma në Drejtësi, ka perceptime që po e pengon PD këtë reformë? Sipas jush po e pengon PD-ja?
Po të shikoni të gjithë linjën e LSI-së ka qenë koherente për dialog dhe për bashkëpunim. Ne jemi për dialog pasi konflikti rëndon gjithmonë në kurriz të qytetarëve. 

Përgjegjësia e kujt është mungesa e një qëndrimi dhe bashkëpunimi për integrimin ?
Kjo nuk është përgjegjësi që lind sot. Ju siguroj se nëse mundohemi të gjejmë fajtorin, integrimi është shumë larg. 

Ju do e dëshironit një president nga LSI?
Është ende heret të flitet për këtë çështje. Nuk mund të flas ende kur kemi një president që është në detyrë dhe ushtron funksionin kushtetues por ju siguroj që përgjigja do vijë në momentin e duhur.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë