LSI: Kryetari i Rilindjes Edi e
zëdhënësi Luli nuk na trembin

LSI: Kryetari i Rilindjes Edi e<br />zëdhënësi Luli nuk na trembin
TIRANË-Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar ndaj deklaratave gjatë fushatës elektorale të Ramës e Bashës ku epiqendër e sulmeve kane qenë partitë e vogla.

Kryetari i Rilindjes Edi dhe zedhenesi i Rilindjes Luli nuk e trembin dot LSI-ne me sulmet e tyre”, tha nenkryetari i LSI, Luan Rama gjate nje konference per shtyp.

Reagimi vjen pak ore pasi Basha nga Dibra e cilesoi LSI si shushunje dhe Meten si njeriun qe nuk i ndahet pushtetit.

"Le të përpiqet sa të dojë Lul Basha, akuzat mbi ministrin dëshmojnë se sa shërbëtor i verbër është se një kryetar i një partie në opozitë më e pakta duhet të vinte gishtin mbi qeverinë dhe politikat dhe jo mbi një ministër. Kryetari i rilindjes Edi dhe zëdhënësi i tij Luli nuk e trembin LSI dhe as i sugjestionojnë anëtarët dhe votuesit e tyre të shumtë që do t’ja japin përgjigjen kësaj dysheje kaq të këndshme më 25 qershor në zgjedhje, kur do të ndahet njëherë e përgjithmonë qeverisja e kanabizimit nga qeverisja me drejtim të ri nga LSI”, tha Luan Rama.

Por jo vetëm Basha, sulmet ndaj LSI kane ardhur dhe nga Rama që unison me kreun e PD kërkon që populli të shmangë votën për partitë e vogla.

Në një deklaratë të mëparshme kryeministri Edi Rama duke aluduar për LSI tha se PS duhet të marrë timonin e qeverisjes e vetme pasi partitë e tjera në bashkëqeverisje ishin kthyer në kancerin e zhvillimit te vendit, pasi për cdo reformë bënin presion e marrje drejtorish.

Duke se deklarata ka hidhëruar LSI dhe Luan Rama tha prerë sot se, “lidhur me deklaratat e metastazave të kancerit, ia bëj të qartë qe metastazat bëhen duke i goditur në kokën që ushqen këto metastaza, dhe shqiptarët e dinë kush është koka e metaszatës”.

Meta sfidon: 600 mijë të rinj zgjedhin LSI forcë të parë, të bëhemi 1 mln
Kreu i Kuvendit Ilir Meta u shpreh sot nga Saranda se tashmë vendimi është marrë dhe se 600 mijë të rinj e kanë vendosur ta zgjedhin LSI-në forcë të parë. Meta tha se ky numër duhet të shkojë në 1 milionë. duke sfiduar keshtu dhe PS qe i dha ne vitin 2013 PD-se, 1 milione 'shuplaka' me vote.
“Vendimi është marrë: 600 mijë të rinj e të reja e kanë vendosur LSI-në forcë të parë. Të bëhemi 1 milion deri më 25 qershor në mënyrë që t’i japin një shans të gjithëve. Sot votohet për të hapur një faqe të re për rininë dhe për Shqipërinë të paktën për 20 vitet që vijnë. LSI është e para, sepse për ne Shqipëria është e para, sepse për ne rinia është e para. Duke i dhënë drejtimin e Shqipërisë dhe të qeverisë LSI-së, u kemi dhënë një shans të gjithë shqiptarëve”,  u shpreh Meta.

Panariti  i përgjigjet Bashës: Zëdhënës i Rilindjes!
Ministri i Bujqësisë njëherazi kandidat në Korçë për deputet ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha që u shpreh se sektori i bujqësisë është lënë në mëshirë të fatit.
Panariti mbrojti punën e bërë në Bujqësi nga dikasteri që ai drejton, duke mos kursyer dhe ironinë ndaj Bashës.
“E dëgjova zëdhënësin e Rilindjes që na akuzoi se nuk kemi mbështetur bujqësine. Në vitin 2013,kur morëm bujqësine, bilanci ishte tërësisht negativ. Bilanci eksport import nga 1 me 7 ka zbritur ne 1 me 3. Kishte 1000 ha sera,tani kemi 3000 ha sera".

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel