Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një intervistë për Report Tv, ka treguar se ç'ka ndodhur deri më tani në radhët e opozitës së bashkuar në diskutimet për mënyrën se si do ta dalin në zgjedhjet e 25 prillit. Duka deklaron se ende nuk ka një vendim për këtë. Kreu i PAA rrëfen edhe skenarët që po diskutohen.
"Jemi në limite. Mendoj që së shpejti do të kemi një vendim përfundimtar. Opozita ka një marrëveshje të prillit të kaluar që do të hyjnë së bashku në zgjedhje por ka qenë një kod tjetër zgjedhor në atë periudhë. Me këtë kodin e ri zgjedhor ngushtohet numri i kandidatëve dhe vështirësohet natyrisht negociata. Por brenda pak kohësh do të arrijmë në një vendim përfundimtar. E rëndësishme është që kemi një marrëveshje parimore. Ne duhet të ndërmarrim para publikut shqiptar një zotim politik për të ardhmen e bashkëpunimit të opozitës. Mund që nëse dalim me dy lista të krijohet opinioni sikur opozita është e përçarë. Ndaj duhet një zotim publik për bashkëpunim në të ardhmen. Me sa din unë edhe janë të pavendosur nëse dalin me një apo 2 lista. Z. Basha mendon se mund të shkohet edhe me një listë. Për mua është shumë e vështirë të dilet me një listë. Nuk ka asgjë të keqe nëse dilet me 2 lista, një e LSI dhe një tjetër e PD dhe aleatë. Egoja e LSI është diçka më e madhe, ka një ego sepse futet në partitë e mëdha", tha ai.
E pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, nëse ka një mundësi që PAA të jetë në një koalicion me LSI, Duka thotë se janë zero diskutimet e bëra për këtë.
"Ky opsion nuk ka qenë i shtruar. Ne nuk kemi negociata me Kryemadhin, deri tani zero. Ne negociatat i kemi me PD-në. PAA në të gjithë qarqet e Shqipërisë tenton të nxjerrë i shkon afër, minimalisht ka nja 30 mijë vota. Në qarqet mëdha ne duam kandidatëve. Nëse ka 30 mijë vota pse nuk mund të pretendojmë ne të kemi deputet. Nëse PD e nuk e sheh PAA-në në një marrëdhënie reciproke natyrisht që nuk rri unë. Në çdo marrëdhënie ka një lloj dinjiteti. Nëse ky mungon unë nuk rri. Kushtet nuk mi vë askush mua, as PD dhe as PS", tha Duka.
Sa i përket një lajmi të dalë pak ditë më parë për një takim me Presidentin Ilir Meta dhe nëse është diskutuar për bashkëpunimin e mundshëm, Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste përgjigjet se ka qenë takim rastësor.
"Kjo ishte një mënyrë interpretimi shumë banal. Kam 20 vite që merrem Në ishim në një drekë jashtë Tiranë me një gurp miqsh. Rastësi që erdhi Meta dhe kemi bërë çdo lloj muhabeti tjetër përveç politikës. Negociata me LSI-në ne jemi zero. As nuk është parë si opsion që ne të jemi në një aleancë me LSI-në. Ne thjesht kemi bërë diskutim për situatën politike por jo për marrëveshjet", tha ai.
Leshilikes vertet ka ego te madhe por aq e madhe eshte urrejtja popullore per Nafije dybekun, hundekalin, fallxhoren ,kryqethyeren, doktoreshen horoskopike leshelike babaxhike sa me 25 prill leshelija del nga sistemi politik dhe iken per skrap. I perjetshem qofte kujtimi i Kejdi dhembcakalles dhe Klajda surrattepsise, surratnallones , gjatoshes dymetroshe qe e qan fare pogonishten dhe Baftjarin me raki skrapari.
Përgjigju