Për Lëvizjen Socialiste për Integrim procesi i votimit është duke ecur shumë mirë dhe i qetë. Nga Selia e LSI nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili ka bërë thirrje për sa më shumë pjesëmarrje.
"Kemi kënaqësinë të pohojmë që kemi një proces të gjerë, i cili ka filluar pozitivisht dhe i qetë në të gjithë vendin dhe kështu duhet të vazhdojë. Gjithashtu pjesëmarrja e qytetarëve dhe interesi i tyre është i lartë dhe kështu duhet të jetë deri në minutën e fundit të mbylljes së qendrave të votimit. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë gjerësisht në këtë votim. Çdo gjë po shkon ashtu siç duhet. Çdolloj problemi dh çdolloj çështjeje është zgjidhur.
Unë kam kënaqësinë t’ju njofton që të gjithë administratorët e LSI anembanë vendit janë në krye të detyrës dhe po e kryejnë atë më së miri dhe ashtu do ta kryejnë deri në minutën e fundit të mbylljes së këtij procesi, por edhe deri në numërimin e votës së fundit. Ne do të informojmë opinionin publik që edhe ndonjë problem i informuar gabim lidhur me një qendër votimi në Elbasan ishte një problem që nuk kishte lidhje me LSI-në apo me ndonjë gjë tjetër, ishin thjesht burokraci të momentit që nuk kishin lidhje me të, por me administrimin nga qendra e votimit.
Në këtë mënyrë i bëj një thirrje të gjitha KZAZ-ve që të jenë sa më të shpejta për marrjen e vendimeve për çështje të vogla, sepse fluksi i madh i qytetarëve nuk mund të presë. Vërtet po përjetojmë një ditë të shkëlqyer dhe interesi i qytetarëve është vërtet impresionues. Kështu duhet të vazhdojë dhe ne i bëjmë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të votojnë gjerësisht, sepse patjetër sot është një ditë e mrekullueshme, është një ditë e mirë dhe kështu duhet të përfundojë. Dhe kjo maturi, kjo qetësi që po karakterizon procesin dhe ky optimizëm është sigurisht një ogur i mirë për zgjedhjet, për përfundimin e tyre por edhe për rezultatin e tyre", tha ai.
Lajmi kryesor:
Kryemadhi: Opozita e bashkuar fiton 85 deri në 90 mandate, LSI merr 28-30
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3609
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lorenc Vangjeli: SPAK, ndëshkimi penal dhe zgjidhja politike
31 Dhjetor 2024, 19:29
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor 2024, 13:36
-
Një javë pas arrestimit, Meta reagon nga burgu: U rrëmbeva nga mafia në pushtet! Me deklarimin e pasurisë dhe shpenzimet shëndetësore merrej ish-gruaja ime
28 Tetor 2024, 17:25
-
EKSKLUZIVE/ Çifti Meta-Kryemadhi morën miliona, por kompania e Adrian Shatkut pagoi edhe familjen Berisha! Si u përdor i gjithë pushteti, Kryemadhi ortake në biznes
23 Tetor 2024, 14:27
-
SPAK për arrestimin e Metës: Ndikoi si ministër për lidhjen e kontratës CEZ-DIA, mori para nga Kastriot Ismailaj! S’deklaroi 463 mijë dollarë $ nga lobimi në SHBA/ DOKUMENTI
21 Tetor 2024, 18:30
-
Ardit Rada: Skenari 'LSI 2008', karta e fundit! PD drejt ngujimit dhe grevës në Parlament?
8 Tetor 2024, 22:30
-
Eduard Zaloshnja: Korça, qarku ku do të pakësohet një mandat parlamentar
6 Tetor 2024, 11:45
-
Eduard Zaloshnja: Vlora, qarku ku PDIU-ja mund të përcaktojë mandatin e 9-të të PS-së
4 Tetor 2024, 15:41
-
Shkodra nuk përcakton se kush do të qeverisë pas 2025-ës, por ka vlerë simbolike
1 Tetor 2024, 12:46
-
VIDEO/ Ish deputeti dhe ish këshilltari i Metës, Ralf Gjoni mbi 3 orë në SPAK: Dëshmova për kohën kur mbaja poste shtetërore
22 Prill 2024, 13:45
-
Dha ushqime e përfitime ekonomike në këmbim të votës në zgjedhjet e 2021, përgjimet 'fundosën' sekserin! SPAK e kalon për gjykim
11 Janar 2024, 10:16
-
‘Djepi’ i sherrit në Kuvend? Si iu refuzuan 8 komisione hetimore opozitës nga mazhoranca! Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe ligji i ri i PS
2 Dhjetor 2023, 11:25