‘Engjëjt’ e Victoria’s vetëm telashe
në Kinë, policia i ndërpret festën

‘Engjëjt’ e Victoria’s vetëm telashe<br />në Kinë, policia i ndërpret festën<br>
Nuk thonë kot që “Dita e mirë duket që në mëngjes”. Sfilita e Victoria’s Secret, e organizuar në Shanghai, ka kaluar në shumë peripecia, e që në fillim kishte probleme.  

Fillimisht, shumë modeleve u janë mohuar vizat nga shteti kinez, duke e detyruar Victoria’s Secret të marrë modele zëvendësuese në minutat e fundit.

Më pas Gigi Hadid nuk lejohej të futej në Kinë për shkak të një videoje pa kripë të saj në lidhje me aziatikët.

Pa pëmendur edhe rrëzimin spektakolar të modeles Ming Xi. Filloi me probleme dhe u mbyll me probleme. Festa pas sfilatës, totalish e merituar për “engjëjt”,  e cila nisi rreth orës 9 të darkës pasi u mbyll sfilata e përvitshme, u ndërpre  befas nga policia rreth mesnatës, sepse kishte ankesa për zhurmë e muzikë.

Epo qofshin me kaq taksiratet për “engjëjt” e Victoria’s!

 

Redaksia Online
J.Sh shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool