E gjithë familja flet gjermanisht më mirë se shqiptarët, por duket se nuk do ta kenë të gjatë qëndrimin në Gjermani. Familja shqiptare udhëtoi drejt Berlinit në shkurt të vitit 2015. “Në Shqipëri nuk kishim asnjë mundësi. Asnjëherë nuk paguhesha, kështu që nuk mund të ushqeja familjen time”, u shpreh babai.
Me të mbërritur në Gjermani, ai gjeti punë, ku fitonte 1700 euro, paguante taksat dhe vlerësohej nga kolegët. “Ne jemi mirë”, thotë ai. Megjithatë, familja duhet të kthehet në Shqipëri. Me dëshpërim, shqiptari ka kërkuar ndihmë nga Komisioni gjerman, duke kërkuar të drejtën e qëndrimit.
“Ai ka gjithçka këtu. Ne do vazhdojmë të luftojmë për kolegun tonë”, thotë shefi i tij, Hadeland.
d.c./shqiptarja.com












