‘Generali' i Kapexhiut turne në
rrethe,pritet me entuziazëm në Fie

‘Generali' i Kapexhiut turne në<br />rrethe,pritet me entuziazëm në Fie
Komshiu quhet Xhemal. Shkurt e thërrasin Xhemi. Ndërsa emrin e tij e shkruan Emal se nuk e mban mend germën XH dhe pasi ngrihet në përgjegjësi si ushtarak i NATO-s vetëquhet Xhejms...
 
Kjo është metamorfoza që përshkon subjektin e Komedisë “General & Playboy” me regji të Bujar Kapexhiut.
 
Pas suksesit të premierës në muajin mars në Teatrin e Metropolit në Tiranë, kjo komedi është ngjitur këtë fundjavë në Teatrin Bylis të Fierit.
 
Komedia u ringjit në skenë në kuadër të një turneu që ka nisur pak ditë më parë nga Durrësi e Elbasani dhe ka startuar në Teatrin Bylis, ndërsa publiku fierak e priti me shume entuziazëm.
 
“General & Playboy” është një shfaqje që rrëfen jetën e një gjenerali, të viteve para ardhjes së demokracisë; një kapteri nga provinca në kohën e diktaturës që më pas bëhet një biznesmen i ardhur në kryeqytet.

Sipas regjisorit Bujar Kapexhiu ideja për shkrimin e kësaj vepre ka lindur nga një ngjarje reale e fillimit të viteve ’90, kur dy vëllezër filluan të botojnë në atë kohë gazetën “Playboy”.

Kapexhiu: Shfaqja pati sukses se lidhet me problemet aktuale 
“Spektatori e ka pritur shumë mirë, shikon veten e tij, shikon problemet që ka çdo ditë. Shikon veten, familjen, komshiun, eprorët, vartësit, shikon politikën shqiptare. Duke e ndjerë atë fare afër dhe duke e njohur sa më mirë tregon se reagon, duke reaguar shumë këndshëm me të qeshura dhe duartrokitje”, tha Kapxhiu.
  
Një lojë aktoriale që shoqërohet me një humor brilant, ky ka qenë vlerësimi i shikuesve për interpretimin e aktorëve Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Suela Konjari, Xhevair Zeneli, Muharrem Hoxha, e më gjerë.

Por edhe interpretimi i aktorëve më të rinj si Ramela Koleci, Serxho Harizaj, Devin Koçeku, Elio Kapxhiu ishte shumë mbresëlënës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar