‘Kjo ndjenjë s’njeh gjuhë e kufij!
Kujt i dedikohet Miriami?Jo Albanit!

‘Kjo ndjenjë s’njeh gjuhë e kufij!<br />Kujt i dedikohet Miriami?Jo Albanit!<br>
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë padyshim një ndër çiftet më të famshëm dhe të dashur të show biz-it shqiptar. Ata tërheqin herë pas here vëmendjen e publikut me prurjet e tyre, që shndërrohen menjëherë në hite, por ky i fundit është patjetër dedikimi më madhështor.

Është ‘Dhurata’ për vogëlushen e tyre, që pak kohë më parë festoi dy vjetorin. Të dy këngëtarë me famë, Albani dhe Miriami s’kishin si të vinin ndryshe, veçse me një super këngë, me fjalë që buronin nga shpirti për të voglën e tyre.

Kënga është publikuar pak javë më parë, ndërsa Miriami jep një tjetër njoftim. Në ‘Instagram’, ajo shkruan se shumë shpejt, më 25 dhjetor, ‘Dhurata’ do të vijë për të gjithë fansat në versionin anglisht.

“Me date 25.12 publikohet "More than a Song" versioni anglisht i kenges "Dhurata". Kjo ndjenje nuk njeh gjuhe e as kufije ndaj ne keto dite festash duam ta ndajme kete kenge me cdo prind e femije kudo ne bote”, shkruan Miriami. 

miriami albani
(Mesazhi i Miriam Canit, në foto me bashkëshortin Alban Skënderaj)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara