Sot do të jetë një ditë e rëndësishme, jo vetëm për besimtarët e krishterë, por për të gjithë popullin shqiptar, pasi do te lumturohen te 38 martiret e Kishës Katolike.
Në sheshin përpara Katedrales së “Shen Shtjefinit” në Shkodër, janë duke u bërë përgatitjet e fundit për kremtimin e Meshës Solemne dhe një gjë e tille pohohet nga vetë famullitari i Shkodrës, Dom Artur Jaku.
“Atmosfera është e ngrohtë, njerëzit kanë filluar me ardhur nga vende të ndryshme të botës. Flitet për 38 dëshmitarë të fesë dhe kombit, tani nuk do i përkasin vetëm Shqipërisë, por universalë.
Ata do të lajmërojnë se shqiptarët janë një komb që kanë se çfarë me i falur Europës dhe botës” tha ai.
Ndërsa, arqipeshkvi i Potenzes i ardhur në Shkodër me rastin e meshës së shenjtë, Imzot Salvatore Logorio, theksoi se me lumturimin e 38 martirëve Shqipëria rigjen identitetin e saj.
“Eshtë një emocion dhe mbi te gjitha një sjellje gëzimi në momentin që është kjo frymëmarrje e një fare të rene, e cila dukej sikur po kalbej dhe nga aty është ri-lulëzuar shprehja e një jetë autentike, ashtu si merr fryme lirisht sot kisha e Shqipërisë falë derdhjes së gjakut të këtyre martirëve.
Kjo është një gjë shumë e mirë për Shqipërinë pasi gjë rigjen identitetin e saj dhe e ngre në nivel ndërkombëtar.
Mendoj se kjo ditë i shërben Shqipërisë, por behet mbi të gjitha një frymëmarrje për të gjitha ato toka ku ka persekutim dhe ndoshta pikërisht ky shekull i kaluar ka pasur me shume martir se gjithë historia e kishës.
Atëherë ky gjak i derdhur, i cili kthehet dhe rilind për të dhënë shpresë aty ku ka një kishë në qetësi dhe në dhimbje”.
Mesha e shenjtë do të zhvillohet të Shtunën në orën 10:00 në Katedralen e “Shen Shtjefnit” dhe do të kremtohet nga Eminenca e Tij, Kardinal Angelo Amato.
Në aktivitet janë të ftuar Autoritete të Larta të Vatikanit dhe në përbërje të delegacionit do të marrin pjesë edhe 5 Kardinale. Mbi 10 mijë persona pritet të jenë të pranishëm
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO