Organizata mafioze Ndragheta ka tentuar të korruptojë dy zyrtarë të qeverisë Berisha në vitin 2011 për të fituar tenderin e një rruge me vlerë 18 milionë euro.
Biznesmeni Pino Giglio, i penduari i drejtësisë italiane qe po zbardh krimet e Ndrangheta-s, ka treguar edhe një episod ku mafia do të zgjeronte aktivitetin në Shqipëri.
Giglio tregon për ryshfetin 10 përqind për zyrtarët dhe rolin e një polici që shoqëronte njeriun e Ndrangheta-s ne Shqipëri.
Mediat italiane zbardhin skemën
Grupi mafioz Italian Ndragheta ka tentuar të marrë tenderin e një autostrade në Shqipëri në vitin 2011 duke korruptuar dy zyrtarë të qeverisë Berisha. Mediat italiane, të cilat kanë publikuar dëshminë e një të penduari të drejtësisë, kanë zbardhur të gjithë skemën se si anëtarët e organizatës mafioze kishin rënë në kontakt me zyrtarë shqiptarë, me të cilët ishte rënë dakord për pagesën 10 përqind të vlerës totale të projektit, dhe rolin e një polici, i cili sipas dëshmitarit ishte prezent në çdo udhëtim të anëtarëve të organizatës mafioze nga Italia në Shqipëri dhe anasjelltas.
Biznesmeni Pino Giglio ka dëshmuar se, sëbashku me disa persona në vitin 2011 dëshironin të pasuroheshin duke bërë biznes në Shqipëri, të përfshiheshin në ndërtimin e një autostrade pranë Tiranes.
Pikërisht në vendin tone, shkruajnë mediat italiane Giglio dhe një tjetër person i quajtur Paquale Riilo i cili merrej me transkasione fiktive krijuan një shoqëri, ‘Italcantier’, së bashku me një shqiptar me inicialet R. M. Së bashku ata ishin gati të futeshin në një biznes fitimpurës duke i paguar ryshfet dy zyrtarëve të qeverisë siç dëshmon italiani Giglio.
E kur të nënshkruhej kontrata zyrtarët do të likuidoheshin me 10% të vlerës totale. E duke qenë se flitet për kantierë me vlerë rreth 18 milionë euro është e qartë që edhe shifra do të ishte edhe më e madhe. Në aferën shqiptare përfshihet edhe biznesmeni Augusto Bianchini i cili është pyetur për lidhjet e tij për ndërtimin e një autostrade afër kryeqytetit shqiptar Tiranës.
I penduari Giglio thotë se, bëhet fjalë për një aferë të vitit 2011 dhe se ishin projekte që ishin bërë së bashku me Bianchinin njeriu i përzgjedhur nga grupi mafioz Ndragheta. Ky i fundit, pasi projektoi planet shtroi disa pyetje teknike për të parë nëse kjo punë do të ishte fitimprurëse. E për këtë arsye grupi i Giglio udhëtoi drejt Shqipërisë.
E në atë kohë në avionët që udhëtonin nga Bolonja dhe Milano drejt Shqipërisë ishte gjithmonë një polic, i cili sipas Giglio ishte gjithmonë në kontakt me shqiptarët dhe kishte thënë se është paguar me 5% të vlerës së kontratës. Por mesa duket ky biznes shkruajnë mediat italiane nuk u konkretizua asnjëherë edhe pse pati ankesa nga pala shqiptare. Marrëveshja mesa duket nuk u arrit pasi pati zënka mes njërit prej italianëve dhe policit i cili i detyrohej 10 mijë euro.
Zbulohet Kompania e anëtarëve të Ndrangheta në Shqipëri
Grupi mafioz Italian Ndragheta nuk kishte qëllim të bënte biznes vetëm në Modena, Parma apo Mantova por edhe të shtrihej jashtë vendit, pikërisht në Shqipëri. Është kjo dëshmia që ka dhënë i penduari i hetimeve “Aemilia”, Pino Giglio.
Ndragheta së bashku me disa persona në vitin 2011 dëshironin të pasuroheshin duke bërë biznes në Shqipëri të përfshiheshin në ndërtimin e një autostrade pranë Tiranes. Pikërisht në vendin tonë Giglio dhe një tjetër person i quajtur Paquale Riilo i cili merrej me transkasione fiktive krijuan një shoqëri, ‘Italcantier’, së bashku me një shqiptar të quajtur Refat Muzhaqi. Së bashku ata ishin gati të futeshin në një biznes fitimpurës duke i paguar rryshfet dy zyrtarëve të qeverisë siç dëshmon italiani Giglio. E kur të nënshkruhej kontrata do të likuidoheshin me 10% të vlerës totale. E duke qenë se flitet për kantierë me vlerë rreth 18 milionë euro është e qartë që edhe shifra do të ishte edhe më e madhe.
Në aferën shqiptare përfshihet edhe Augusto Bianchini i cili është pyetur për lidhjet e tij për ndërtimin e një autostrade afër kryeqytetit shqiptar Tiranës dëshmitari Giglio thotë se bëhet fjalë për një aferë të vitit 2011 dhe se ishin projekte që ishin bërë së bashku me Bianchinin njeriu i përzgjedhur nga grupi mafioz, Ndrangheta. Ky i fundit, pasi projektoi planet shtroi disa pyetje teknike për të parë nëse kjo punë do të ishte fitimprurëse. E për këtë arsye grupi i Giglio udhëtoi drejt Shqipërisë. E në atë kohë në avionët që udhëtonin nga Bolonja dhe Milano drejt Shqipërisë ishte gjithmonë një polic, i cili sipas Giglio ishte gjithmonë në kontakt me shqiptarët dhe kish thënë se është paguar me 5% të vlerës së kontratës.
Por mesa duket ky biznes nuk u konkretizua asnjëherë edhe pse pati ankesa nga pala shqiptare. Marrëveshja mesa duket nuk u arrit pasi pati zënka mes njërit prej italianëve dhe policit, i cili i detyrohej 10 mijë euro.
/Shqiptarja.com

VIDEO