‘New Rules’ e Dua Lipë kënga më e
mirë e 2017,kalon dhe ‘Despaciton’

‘New Rules’ e Dua Lipë kënga më e<br />mirë e 2017,kalon dhe ‘Despaciton’<br>
Dua Lipa sapo ka marrë vlerësimin më të madh në karrierën e saj deri tani. “New Rules” është renditur në vendin e parë si kënga më e mirë e vitit 2017 nga prestigjiozja “Time”.

Në top 10-she ndodhet edhe “Despacito”, që shumë e kanë konsideruar favorite për vendin e parë, por kjo nuk ka ndodhur, pasi kënga e Luis Fonsit dhe Daddy Yankees është në vendin e tretë.

Në vendin e parë është Dua Lipa, ndërsa Times shkruan:

Asnjë vit nuk ka pasur nevojë për rregulla të reja sikurse viti 2017 dhe këngëtarja e lindur në Kosovë dhe e rritur në Londër vendosi pikërisht rregulla të reja me hitin viral që ishte në kokën e të gjithëve.

Është një këngë që flet se si të mos sillemi pas një ndarje, sigurisht, por është edhe himn për kujdes ndaj vetes në një moment kur shumë prej nesh ndihemi keq. Me një popullaritet të jashtëzakonshëm nga një klip i cili shfaqë koreografinë “cool’ të vitit, “New Rules” është edhe plot stil por edhe e shtruar mirë: si fantazi e fuqisë femërore, është triumf, por si një lutje për të thyer status kuon është edhe më e mirë”.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool