‘Rizoto me perime’ me duart e Alba
Çobaj,gazetarja në ‘Rreze Dielli’

‘Rizoto me perime’ me duart e Alba<br />Çobaj,gazetarja në ‘Rreze Dielli’<br>
Gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother Albania 8, Alba Çobaj, e ka nisur ditën e sotme me kuzhinën, ku ka përveshur mëngët dhe ka përgatitur rizoto me perime. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, në Report Tv, Alba Çobaj tregoi se lexon shumë për vlerat ushqimore dhe e ka trurin të mbingarkuar për sa i përket ushqyerjes.

“Lexoj për vlerat ushqimore, shoh shumë video, e kam të mbingarkuar trurin”, tha gazetarja.

Më tej, ajo nisi menjëherë punën për gatimin e rizotos me perime, ku nisi me përgatitjen dhe skuqjen e këtyre të fundit.  

“Pasi i skuq perimet, i hedh një lugë salcë për t’iu dhënë ngjyrë dhe shije. Orizi që përdoret për rizoto nuk është i njëjtë me atë për pilaf”, shpjegoi ajo.

Alba zbuloi dhe ushqimin e saj të preferuar, që janë makaronat, teksa tha se është ‘e sëmurë’ për këtë ushqim, duke mos lënë pas edhe një detaj. Ajo tregoi se nuk ha asgjë pa hudhër, qofshin ato dhe makaronat e saj të preferuara.  

“Nëse nuk ka hudhër për mua nuk bëhet gatimi, e vetmja që e përdor kudo. Jam shumë e sëmurë, e varur, pas makaronave, por nëse nuk kanë hudhër nuk i ha”, shtoi më tej ish-banorja e BB.

Teksa përgatit rizoton dhe e vë të ziejë, Alba vazhdoi me përgatitjen e një tjetër supe, atë me spinaq. Për këtë të fundit, ajo dha dhe një mesazh të rëndësishëm për të gjithë qytetarët, kur iu tha se vlerat ushqimore spinaqi i ka më shumë kur përdoret i freskët.

“Spinaqi vlerat ushqimore i ka më shumë kur është i freskët, mund të përdoret me karotë, vaj ulliri, limon. Këtë duhet t’ia themi publikut, se është e rëndësishme”, ishte mesazhi i saj për amvisat, por edhe të gjithë qytetarët. 


VIDEO/Emisioni i gatimit në Report TV, zonja Tefta sjell recetën e ditës me gazetaren Alba Çobaj

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt