‘S’kam lidhje me drogën, vjehrra
më tha se më kërkonte policia”

‘S’kam lidhje me drogën, vjehrra<br />më tha se më kërkonte policia”
TIRANE- “Nuk kam lidhje me këta persona dhe më këtë aktivitet kriminal. Unë kam qënë në një kafe në Durrës, kur në telefon më ka marrë vjehra ime duke më thënë që të shkoja në shtëpi, se kishte ardhur policia dhe më kërkonte mua.Jam çuar dhe shkova në shtëpinë e vjehrës dhe vjehrit tim, që ndodhet në katin e pestë të një pallatit dhe aty kam parë disa persona civilë, që më janë prezantuar si policë duke me treguar dhe mjetet e identifikimit. I kam pohuar se çfarë problemi ka ndodhur, ata ma kanë kthyer se duhet të shkoja me ta.

Nuk kam bërë asnjë rezistencë, por kam shkuar në policinë e Durrësit së bashku me ta”. Ky është rëfimi që Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha ka treguar para gjykatës, teksa doli dje për tu njohur me masën e sigurisë të “arrestit në burg”. Hoxha ka këmbëngulur se ai kishte shkuar në Durrës për të marrë vajzën e tij, që ndodhej tek shtëpia e vjehrrit, duke ju shmangur përgjegjësisë së tij në këtë trafik ndërkombëtar droge.
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar